LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti Palestinez ndaloi punën e Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Autoriteti Palestinez ndaloi punën e Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Autoritetet palestineze kanë pezulluar përkohësisht veprimtarinë e televizionit Al Jazeera në territoret e tyre, duke përfshirë emisionet e saj, duke u bazuar në përhapjen e materialeve që nxisin përçarje, raportoi të mërkurën agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Vendimi u mor nga ministrat e Kulturës, të Brendshëm dhe të Komunikimit, të cilët deklaruan se kanali transmetonte përmbajtje “të rreme dhe përçarëse”. Megjithatë, WAFA nuk dha detaje të mëtejshme për përmbajtjen e materialeve.

Urdhri theksonte se vendimi ishte i përkohshëm, por nuk përcaktonte një datë përfundimi, shkruan cnn.


Javën e kaluar, autoritetet palestineze kritikuan Al Jazeeran për raportimin e saj mbi konfliktet disa javore midis forcave të sigurisë palestineze dhe luftëtarëve militantë në kampin e refugjatëve në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Al Jazeera dënoi këtë vendim, duke e quajtur atë “një përpjekje për të penguar raportimin mbi zhvillimet në territoret e pushtuara”. Në një deklaratë, kanali televiziv i bëri thirrje autoriteteve palestineze të tërhiqnin vendimin dhe t’u lejonin gazetarëve të raportonin lirisht nga Bregu Perëndimor pa frikësime.

Pritet që vendimi të mos zbatohet në Rripin e Gazës, i cili administrohet nga Hamasi, ku Autoriteti Palestinez nuk ka juridiksion.

Fatah, fraksioni që kontrollon Autoritetin Palestinez, akuzoi televizionin se po krijon përçarje “në botën tonë arabe në përgjithësi dhe në Palestinë në veçanti”. Ai u bëri thirrje palestinezëve të mos bashkëpunojnë me rrjetin televiziv.

Në muajin shtator, ushtria izraelite bastisi zyrën e Al Jazeera-s në Ramallah të Bregut Perëndimor dhe urdhëroi mbylljen e saj. Në maj, Izraeli lëshoi një urdhër që ndalonte veprimtarinë dhe transmetimet e këtij kanali në vend, duke argumentuar se përbënte kërcënim për sigurinë izraelite. Gjykata më pas konfirmoi këtë ndalim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori