LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 789,550 ushtarë që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 789,550 ushtarë që nga fillimi i luftës

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që i janë shkaktuar forcave pushtuese ruse.

Sipas ukrainasve, që nga fillimi i luftës në vendin e tyre, Kremlini ka humbur 789,500 ushtarë, transmeton Telegrafi.

Ky numër përfshin 1,610 që humbën jetën ditëve të fundit në fushëbeteja në pjesë të ndryshme të Ukrainës.


Ukrainasit thonë se Rusia ka humbur gjithashtu 9,669 tanke, 20,030 autoblinda, 21,528 sisteme artilerike, 1,256 sisteme raketore, 369 aeroplanë, 329 helikopterë, 21,081 dronë, 28 anije dhe një nëndetëse.

Ndryshe, ukrainasit vazhdimisht publikojnë raporte në baza ditore lidhur me situatën në terren, kurse Moska vazhdimisht refuzon t’i bëjë publike humbjet që i pëson. /Telegrafi/