LAJMI I FUNDIT:

Qeveria bullgare miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor “Deve Bair”

Qeveria bullgare miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor “Deve Bair”

Qeveria e Republikës së Bullgarisë miratoi projekt-marrëveshjen me Republikën e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar “Deve Bair”, njofton agjencia bullgare “BTA”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se do të formohet një komision i përzier dhe teksti i marrëveshjes do të diskutohet me palën e RMV-së.

Sipas “BTA”, qëllimi i marrëveshjes është të bëjë të qarta detyrimet dhe afatet për ndërtimin e hekurudhës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.


“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si palë e marrëveshjes, propozon që të dyja palët të ndërmarrin aktivitete reale për realizimin e objektit të tunelit hekurudhor, i cili është një lidhje hekurudhore mes dy vendeve fqinje.

Ndërtimi i Korridorit 8 strategjik të transportit është parakusht për shkëmbimin tregtar dhe industrial, siç është në baza bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, ashtu është edhe për vendet e rajonit”, thuhet në deklaratën e qeverisë bullgare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori