LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ristovska të jep dorëheqje, vendimi për drejtorin e BSP-së e rrënon besimin në KSHPK

LSDM: Ristovska të jep dorëheqje, vendimi për drejtorin e BSP-së e rrënon besimin në KSHPK

LSDM në një kumtesë për media thotë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) me veprimet e tij duhet të jetë shembull i veprimit dhe vendimmarrjes së përgjegjshme dhe të pavarur dhe nuk duhet të lërë dyshime për punën e tij.

Nga LSDM thonë se vendimi i fundit për drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, dhe dyshimet për konflikt interesi në KSHPK hedhin njollë të zezë në punën e komisionit dhe cenojnë besimin në këtë institucion të rëndësishëm.

“Dyshimet për konflikt interesi tek anëtarja e KSHPK-së, Cveta Ristovska, e cila ishte edhe ligjëruese në të njëjtin Universitet nga ku është diploma kontestuese e Hristovskit, si dhe faktet e publikuara në media se diploma është marrë për vetëm 1 vit, komprometojnë objektivitetin dhe pavarësinë e vendimit”.


“Për këto arsye, Cveta Ristovska duhet të japë dorëheqje dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të tërhiqet dhe të rishqyrtojë vendimin për drejtorin e BSP-së. Gjithashtu, është e nevojshme të sqarohen plotësisht parregullsitë e mundshme në analizën e Inspektoratit Shtetëror Arsimor”.

“Mbajtësit e posteve në KSHPK duhet të jenë shembull përgjegjësie, integriteti dhe transparence. Konfliktet e interesit, manipulimet dhe abuzimet duhet të sanksionohen pa përjashtim. Vetëm kështu qytetarët mund të kenë besim në këtë institucion të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori