LAJMI I FUNDIT:

Veç një kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 shkurtit, pragu i njëjtë 5 për qind

Veç një kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 shkurtit, pragu i njëjtë 5 për qind

Procesi zgjedhor i 9 shkurtit në Kosovë do të shënojë edhe ciklin e 9-të, kur qytetarët e vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës.

Për këtë garë, KQZ-ja ka certifikuar subjektet politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

Derisa partitë kryesore i kanë renditur nga 110 kandidatë e të tjera me më pak, garës si i vetëm, kandidat i pavarur i ka hyrë vetëm një person i cili ishte certifikuar nga KQZ-ja javën e shkuar.


Sikurse për subjektet politike, pragu zgjedhor është i njëjtë edhe për kandidatët e pavarur. Ata duhet të sigurojnë së paku 5 për qind të votave të përgjithshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

Sikurse këtë herë, edhe në tri palë zgjedhje, ato të vitit 2014, 2019 dhe 2024 ishte vetëm nga një kandidat i pavarur.

Certifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
Lexo po ashtu Certifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

“Numri i kandidatëve të pavarur për deputet në Kuvendin e Kosovës ka qenë i ndryshëm gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë. Në përgjithësi, që nga zgjedhjet e para për Kuvendin e Kosovës të mbajtura në vitin 2002 dhe deri më tani pas certifikimit të kandidatëve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025, numri i kandidatëve të pavarur për të garuar në zgjedhje është 13”, ka thënë për RTK-në Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

Ka treguar se numri më i madh i kandidatëve të pavarur ndonjëherë, ishte para 20 vjetësh, në zgjedhjet e vitit 2004.

“Numri më i madh i kandidatëve të pavarur, gjithsej 5, janë certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur në vitin 2004. Në zgjedhjet e vitit 2002 ky numër ishte 3, në ato të vitit 2007 ishte 2, ndërkaq në zgjedhjet e viteve 2014, 2019 dhe 2024 ishte nga 1 kandidat i certifikuar”, tregoi tutje Elezi.

Por, ka pasur procese zgjedhore që nuk ka aplikuar asnjë kandidat i pavarur e kjo ka ndodhur në tri palë zgjedhje, ato të vitit 2010, 2017 dhe 2021.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori