LAJMI I FUNDIT:

Mos certifikimin e Listës Serbe, Daka e quan “film”: KQZ-ja nuk jep mendim nëse është organizatë terroriste

Mos certifikimin e Listës Serbe, Daka e quan “film”: KQZ-ja nuk jep mendim nëse është organizatë terroriste

Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka komentuar vendimin ka komentuar mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Teksa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që urdhëroi KQZ-në të certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Daka e ka quajtur mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja një “film”, duke e kritikuar politikën që qëndron pas tij dhe duke theksuar se KQZ-ja nuk është institucioni i duhur për të dhënë mendime nëse një grup është terroriste.

“Edhe kjo është bërje e politikës. Lista Serbe ne të gjithë e dimë, kush janë, si vepron dhe kush kanë qenë. Dhe këtë e kanë edhe ditë edhe ministria e Punëve të Brendshme, këtë e dinë të gjithat të cilët kujdesen për sigurinë e shtetit tonë. Dhe kanë mundësi të ndërmarrin hapa dhe të veprojnë në atë drejtim. Nuk është KQZ-ja ajo me dhënë mendim se as është dikush terrorist apo jo”, ka thënë Daka në Debat Plus në RTV Dukagjini.


Daka theksoi se për të shpallur një organizatë si terroriste, duhet të ekzistojnë prova dhe të dërgohen në vendin e duhur.

Anulohet vendimi, KQZ urdhërohet ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lexo po ashtu Anulohet vendimi, KQZ urdhërohet ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ajo ka shtuar se KQZ-ja është përgjegjëse për certifikimin e listave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe që ky proces është thjesht një formalitet, pasi listat duhet të kalojnë të gjitha filtrat ligjore.

“Qysh kanë vepruar në rastin e disa organizata terroriste munden edhe tash. Është në fuqi ligji për sigurinë shtetërore, dhe në bazë të atij ligji dihet se kur mundet një organizatë apo një grup të shpallet terroriste. Dhe në qoftë se ka të dhëna dhe prova, duhet të dërgohen në vendin e duhur.

Ndërkaq KQZ-ja vendos për certifikimin e një listë të kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet dhe të cilët kanë kaluar të gjithë filtrat, në të gjitha institucionet. Dhe pasi që zyra për certifikim ka dhënë një rekomandim që të ajo listë të certifikohet, është pothuajse formalitet votimi i certifikimit. Pastaj të gjithë këto pastaj janë vetëm filma. Në momentin kur fillon me bë filma dhe politik humbet arsyeja”, ka shtuar Daka.

Teksa vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, që urdhëroi KQZ-në ta certifikonte Listën Serbe.

Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

PZAP-ja arsyetoi se Lista Serbe kishte plotësuar të gjitha kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori