LAJMI I FUNDIT:

Kurti përballet me një situatë të pakëndshme në Drenas, qytetarët thërrasin “Hashim Thaçi” – ndërhyn Lladrovci

Kurti përballet me një situatë të pakëndshme në Drenas, qytetarët thërrasin “Hashim Thaçi” – ndërhyn Lladrovci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përballë sot me një situatë të pakëndshme gjatë vendosjes së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Qytetarët që ishin mbledhur aty, për disa momente filluan të brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kërkon nga qytetarët të jenë të qetë dhe duke thënë se kryeministrin Kurti e kanë mysafir gjatë cermonisë.


Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025./Telegrafi/

Video u publikua nga faqja Drenica Online.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori