Lojërat më të mira kanë gjithmonë rregulla të qarta: e di kur përfundojnë dhe si mund të fitojnë lojtarët e tu të preferuar.
Ndjesia e një gare me kohë të limituar është ajo që bën zemrën të rrahë më fort dhe adrenalinën të rritet. Fenomeni global “Squid Game” ka vendosur tashmë rregullat e tij.
Pas premierës së sezonit të dytë në Netflix, është konfirmuar se “Squid Game” do të rikthehet me sezonin e tretë në vitin 2025, i cili do të jetë edhe sezoni i fundit i këtij seriali.
I lansuar në vitin 2021, “Squid Game” prezantoi publikun me një garë vdekjeprurëse që josh lojtarët me premtimin për një çmim të madh prej 45.6 miliardë wonësh (29.6 miliardë euro). Babai i dëshpëruar Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) hyn në lojë dhe manipulohet nga forca të panjohura.
Një nga këto figura të errëta është Front Man (Lee Byung-hun), një menaxher misterioz i lojës. Sezoni 2 nis tre vjet pas ngjarjeve të sezonit të parë dhe ndjek përpjekjet e Gi-hun për t’i dhënë fund garës përgjithmonë.
Regjisori, skenaristi dhe producenti ekzekutiv i serialit, Hwang Dong-hyuk, e konfirmoi lajmin me një letër emocionuese drejtuar fansave.
“Jam i lumtur që po shkruaj këtë letër për të njoftuar datën e Sezonit 2 dhe për të ndarë lajmin për sezonin e tretë, që do të jetë sezoni përfundimtar”, shkroi ai. “Përplasja e ashpër mes dy botëve të [Gi-hun dhe Front Man] do të vazhdojë deri në finalen e serialit, me Sezonin 3 që do t’ju sjellë vitin e ardhshëm”.
Ndërsa shijoni kthesat dhe emocionet e Sezonit 2, përgatituni për më shumë aksion me “Squid Game” Sezoni 3, që pritet të jetë kulmi dramatik i sagës së njohur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi
Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë