LAJMI I FUNDIT:

“Shporta e Vitit të Ri”, OEMVP: Nuk ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve

“Shporta e Vitit të Ri”, OEMVP: Nuk ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve
Foto: Ilustrim

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) nuk pajtohet se ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve sa i përket shportës së vitit të ri. Mendi Qyra, thotë se informatat që vijnë nga kompanitë, anëtarë të Odës, thonë se nuk ka truke dhe manipulime. Thotë se nuk janë të mirëseardhura as kërcënimet nga ana e autoriteteve të pushtetit për masa eventuale.

“Kërcënimet nuk besoj nuk do të jenë të mirëseardhura, për arsye se ne kemi edhe anëtarë të odës ekonomike të cilët na potencojnë, e verifikojnë atë që qëndrojnë pas asaj që e kanë thënë”, deklaroi Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Për Odën masat për ngrirje të çmimeve apo përkufizim të marzhës, janë të papranueshme, pasi ata përsërisin se e mbrojnë tregun e lirë. Kryetari i Odës u bën thirrje kompanive që kanë marrë për obligim të ulin çmimet, t’i përmbahen marrëveshjes, sidomos deri me 15 janar.


“Ne si Odë ekonomike e mbrojmë gjithmonë tregun e lirë dhe nuk jemi me atë që masat e parakohëshme që morri qeveria e kaluar dhe kjo qeveri në fillim, domethënë ngrirjen e çmimeve që nuk jemi për atë”, tha Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Kryeministri Mickoski, por edhe ministri i Ekonomisë, Durmishi ditëve të fundit dolën me konstatime se janë hasur rritje të çmimeve të produkteve bazë deri në 25 përqind, duke i cilësuar si manipuluese dhe çnjerëzore. Autoritetet paralajmëruan masa më rigoroze si përkufizim të marzhës ose ngrirje të çmimeve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori