LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për çmimet e unifikuara të barnave shkakton pakënaqësi, Bytyqi: Farmacistëve do t’u shkaktohen humbje të mëdha

Vendimi për çmimet e unifikuara të barnave shkakton pakënaqësi, Bytyqi: Farmacistëve do t’u shkaktohen humbje të mëdha

Vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për çmimet e unifikuara të barnave ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në mesin e farmacistëve. 

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka deklaruar se pikërisht për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe kanë vendosur të bëjnë pyetësor nëpër barnatore.

Bytyqi shprehu shqetësimin e tij, se me vendim të MSH-së, farmacistët do të pësojnë humbje të mëdha ekonomike.


“Kemi mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues, edhe kemi vendosur ta bëjmë një pyetësor te barnatoret, sepse kjo shumë na prek dhe na dëmton, pra farmacistët që çdo ditë veprojnë në barnatoret e tyre, pika numër 6 e vendimit. Ku thuhet se janë të obliguar të vendosin çmimet, ndërsa ata kanë në stogje sasi të barnave të mëdha, dhe do të iu shkaktoj humbje të mëdha ekonomike, njerëzve që kanë punu me djers dhe mund për vite të tëra. Për neve problematike, është pika numër 6 e vendimit”, theksoi ai për Telegrafin.

Gjithashtu, ai tha se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, dhe do të mbrojnë të drejtat e farmacistëve, të cilët punojnë nga 12 deri 13 orë brenda ditës.

“Ne kemi përgatitur pyetësorin, dhe ata do të përgjigjen, pastaj të gjitha rrugët ligjore, administrative që kemi në dispozicion, për mbrojtjen e kolegeve tanë, ky është qëllimi i themelimit tonë
mbrojtja e të drejtave të farmacistëve. Neve na intereson çështja e farmacistëve tanë, ku punojnë nga 12-13 orë, ku shërbejnë me qindra, mijëra qytetarë brenda ditës”, shtoi tutje ai.

Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave - ulje për mbi 2,900 produkte medicinale
Lexo po ashtu Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave - ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Lidhur me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para disa ditësh është deklaruar Ismail Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës.

Shurdhaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjithmonë kanë qenë për unifikimin e çmimeve nëpër barnatore, por që në këtë rast MSH ka bërë caktimin e marzhës së çmimit.

“Ne prej fillimit kemi qenë për rregullimin e çmimeve sepse është kërkesë e kamotshme e farmacistëve për unifikimin e çmimeve nëpër barnatore. Duke qenë se Kosova është i vetmi vend pa sigurime shëndetësore, kjo na ka qit në një vështirësi, pasi nuk ka një mekanizëm real edhe të lehtë se si me unifiku çmimet. Realisht MSH ka bërë caktim të marzhës së çmimeve, caktim prej një marzhe jashtëzakonisht të ulët, prej 7.5 përqind, në kohën kur shumica e distributorëve farmaceutik shpenzimet në ATK i kanë në vlerë prej 12 deri 20%. Këto i kanë shpenzime për më mbijetu, pa llogarit marzhën e fitimit”, theksoi ai.

Vendimi i MSH-së për çmimet e unifikuara të barnave, Shurdhaj: Kosova do të ketë probleme të furnizohet me produkte farmaceutike
Lexo po ashtu Vendimi i MSH-së për çmimet e unifikuara të barnave, Shurdhaj: Kosova do të ketë probleme të furnizohet me produkte farmaceutike

Ndryshe, ministri Vitia ka deklaruar se me nënshkrimin e listës finale, hapet udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave.

“Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”, njofti ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori