Ngrënia e një vakti rrallë bëhet me armikun – ushqimi i përbashkët në vete është akt i miqësisë. Frazat “ulja rreth tavolinës”, ose “thyerja e bukës”, shpesh përdoren për të përshkruar mënyrat që palët në luftë thyejnë barrierat. Prandaj, në zona konflikti si Irlanda Veriore dhe Kosova, a mund të ndihmojë ushqimi për të thyer barrierat?”
“Ushqimi është një përvojë pozitive”, thotë Yvonne McCullagh, një katolike/nacionaliste nga Irlanda Veriore. Teksa në Kosovë, serbja Ivana Pavlovic, na thotë:
“Ndarja e një vakti të mirë ushqimi mund vërtetë të ndërtojë respekt dhe miqësi”.
Por, në shoqëritë post-konflikt, ushqimi ka qenë shpesh faktor.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-famine1.png)
Në Irlandën Veriore, koncepti i “urisë” ka qenë mjet i fuqishëm politik. Në shekullin e XIX, famina e madhe irlandeze e viteve 1845-49 vrau një milion njerëz, dhe detyroi 2 milionë të tjerë të imigrojnë. Në atë kohë, ishulli ishte i ndarë, shumica e tokës zotërohej nga pronarë anglezë protestantë, por punohej nga fermerë të varfër katolikë. Ata ofronin ushqimin për Britaninë e Madhe, por u mbetej shumë pak për vete, me patatet si ushqim kryesor. Kur kultivimi i patates dështoi për disa vjet me radhë, qindra mijëra fermerë irlandezë u larguan me forcë nga tokat e tyre, teksa qeveria britanike u ofroi shumë pak ndihmë – kryesisht me supë kuzhine.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-hunger-strike2.png)
140 vjet më vonë, Irlanda ishte në një prej periudhave më të vështira me Trazirat. Tani, ishulli ishte i ndarë në shtetin e pavarur të Irlandës dhe shtetin e ri të Irlandës Veriore, si pjesë e Britanisë së Madhe. Në Irlandën Veriore, uria përdorej si mjet lufte. Pjesëtarë të IRA-s u burgosën në burgun e Maze, me vite të tëra luftuan të njihen si të burgosur politikë, dhe më pas nisën një grevë urie. 10 burra vdiqën. Kjo bëri që qeveria britanike të negociojë lejimin e konsensioneve me ata që ishin ende brenda, në burg.
Edhe në Kosovë, ushqimi u politizua, para dhe pas luftës. Gjatë republikës socialiste të Jugosllavisë, siç thotë antropologu, Arsim Canolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, qeveria çoi përpara idenë e moderniziit të prodhimit të ushqimit duke promovuar “kuzhinën jugosllave”, që ishte në masë të madhe serbe. Por, nëpër fshatra banorët lokalë prodhohin dhe zienin ushqimin, siç e kishin bërë gjithmonë. Sipas Canollit, pas luftës kuzhina u përdor si mënyrë për të krijuar një identitet të ri kosovar.
“Kuzhinierët lokalë, kamarierët, politikanët dhe tur operatorët lokalë u përgjigjën shpejt duke i quajtur disa ushqime vendore “ushqime tradicionale:, një term që e përdorën për ta përshkruar kuzhinën kosovare”.
Ngjashëm restaurantet i quanin ushqimet shqiptare si lokale dhe kombëtare.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-food-bank4.png)
Por, sot si po ndihmon ushqimi për të afruar ndarjet në të dyja shoqëritë?
Në Irlandën Veriore, uria është edhe njëherë çështje me rëndësi në jetën e njerëzve. Ndryshimet në benefitet sociale dhe rritja e çmimit të jetesës, ka bërë që të shtohen “kuzhinat popullore” në gjithë Britaninë e Madhe. Në Irlandën Veriore, organizata humanitare The Trussell Trust udhëheq 23 kuzhina popullore në të gjitha 6 rajonet. Raportohet se mes prillit 2023 dhe marsit 2024 ka shpërndarë 90,375 racione ushqimi, duke përfshirë 60,831 për fëmijë. Kjo është një rritje për 11 % nga viti 2022 dhe 143 % nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të para 5 viteve.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-grow5.png)
Derisa varfëria në ushqim i prek të dyja komunitetet, sipas vullnetarëve të kuzhinave popullore, kjo lejon më shumë ndërveprim pozitiv rreth ushqimit. Grow është një
shoqatë e vogël bamirëse multi-kulturore që u ndihmon banorëve lokalë të zhvillojnë dhe udhëheqin me kopshte në komunitet. Kjo ndihmon në adresimin e varfërisë së ushqimit, dhe sidomos mungesës së ushqimit të freskët, por ndihmon edhe për krijimin e një habitati të ri natyral në Belfast që sjellë njerëzit bashkë për të përmirësuar shëndetin mendor dhe për të mirëpritur krjijimin e 5 kopshteve të tilla në Belfast. Në qendrën Waterworks Park, në veri të Belfastit, vullnetarët gatuajnë ushqimin që e rrisin vetë në shoqata, dhe i ndajnë vaktet me të tjerët.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-katie-shukri-yvonne-mccullagh6.png)
Vullnetaret Yvonne McCullagh dhe Katie Shukri jetojnë në veri të Belfastit dhe janë bërë mikesha falë kopshtit Grow. Yvonne është 69-vjeçare dhe vjen nga një familje katolike/nacionaliste, kurse Katie 73 vjeç është rritur si protestante/unioniste. Të dyja pranojnë se nuk do të takoheshin asnjëherë, po të mos ishte për kopshtin Grow. E ulur në sofan e Yvonnes në shtëpinë e saj në Belfast, Katie thotë:
“Jemi bërë shumë shoqe, dhe kemi bërë shumë gjëra bashkë, por krejt kjo për shkak të kopshtit”.
Yvonne thotë: “Edhe pse janë përbërësit e njëjtë, mund ta trajtosh ndryshe, prandaj mund të më pëlqejnë mënyra se si e bën ti dhe them ‘Do ta provojë këtë’”.
“Pra, ju po i ndani gjërat, po mësoni nga njëri-tjetri. Po fokusoheni në gjërat pozitive. Dhe, kjo është ajo që më pëlqen. Ajo çfarë ka ndodhur me kopshtin Grow është se nuk fokusohemi në diferencat, por në ngjashmëritë, dhe kjo është pozitive”.
Të dyja gratë kanë histori të jashtëzakonshme jetësore. Yvonne u largua nga Irlanda Veriore për të studiuar në Dublin, në vitet 1970, pasi që humbi shokët e fëmijërisë në luftime dhe u godit nga një makinë e ushtrisë britanike. Ajo kaloi 20 vjet në Amerikë para se të kthehej në Irlandën Veriore.
“Trazirat ishin shumë të frikshme për mua, pasi që sapo kisha nisur të kuptojë që bota është e madhe, ajo po mbyllej për mua. Mezi po prisja që të largohesha”.
“Isha shumë e mllefosur. E mllefosur me të gjithë që po luftonin, me IRA-n, me UVF- në, nuk më interesonte se për kë po bëhej fjalë. Isha e shqetësuar me gjithçka që po ndodhte”.’
Katie u rrit në Ballymurphy, në pjesën nacionaliste të Belfastit Perëndimor, edhe pse ishte vetë protestante. Jeta e saj u transformua kur e takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm teksa po punonte në një klub nate, në moshën 19 vjeçare. Ai ishte një kapiten anije, mysliman nga Egjipti, dhe pas vetëm pak takimesh ata u martuan, dhe patën 3 fëmijë. Ajo kaloi disa prej viteve në vazhdim duke e shoqëruar në bordin e anijes, duke kaluar në vende si Egjipti dhe Libia, dhe duke u kthyer ndonjëherë në shtëpi, në Belfast me të.
Përkundër diferencave të mëdha mes tyresh, ata ishin të lumtur, dhe shumicën e kohës, fqinjët e saj e pranuan atë.
Përvoja e saj jetësore do të thotë që ajo ka ndjenja të veçanta për gratë imigrante në Grow:
“Natyrisht, për shkak se burri im ishte egjiptian, gjithmonë kanë ndjerë nevojë që t’i ndihmojë dhe të dëgjoja për gjëra të ndryshme, nga vende të ndryshme. Unë flas pak arabsisht, dhe kënaqem sa herë mund të komunikojë direkt me to”.
Por, edhe Yvonne ndjen afinitet me gratë imigrante. Ajo ka problem me lëvizje dhe jeton në një kompleks të përbashkët me të tjerë banorë nga komuniteti katolik/nacionalist. Por, ajo thotë se kur erdhi në fillim aty, nuk ndjehej si në shtëpi.
“Të gjithë njeërzit që jetojnë këtu, kanë jetuar në këtë zonë gjithë jetën e tyre. Ata nuk kanë lëvizur nga kjo zonë aspak. Dhe ata më shihin mua si nga jashtë, jo vetëm për shkak të Amerikës, por edhe për shkak se vija nga një pjesë tjetër e Belfastit”.
Edhe pse Yvonne thotë se beson që njerëzit kanë ndarë miqësi ndërmjet komuniteteve të ndara, madje edhe gjatë Trazirave, ajo ndjen se ka ende shumë barriera.
“Do të ishte mirë që të mos takonim vetëm njerëz nga shtete të ndryshme, por edhe të dyja anët e komunitetit tonë. Sepse nëse takoheni për ushqimin, po fokusoheni në diçka që është pzoitive për jetën tuaj, diçka që ju ushqen”.
Në Kosovë, ushqimi tradicional si specat e mbushur, gullashi e ajvari janë pjesë e rëndësishme e kuzhinës. Shqiptarët dhe serbët kanë jetuar pranë njëri-tjetrit me shekuj, dhe kanë ndarë ushqimet , përkundër luftës së viteve ‘90. Ushqimi mund të ketë pasur emërtim tjetër, ose të jetë përgatitur ndryshe, por e ka pasur aftësinë që t’i bashkojë njerëzit me diferencat.
Një shembull i tillë është ushqimi shqiptar flija dhe ai serb obaruša. Flija është një ushqim nga brumi me disa shtresa, dhe gatuhet në ambient të hapur e është shumë e përhapur tek komuniteti shqiptar. Por, për serbët obaruša, që përgatitet goxha më ndryshe, luan një pjesë të rëndësishme në trashëgiminë e ushqimit
Shenaj Zeneli vjen nga qyteti i ndarë i Mitrovicës, por tani jeton në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ajo është shqiptare dhe në tryezën e saj ju mund të shihni servimin e ushqimit si flija. Por, flija është ushqimi i preferuar edhe për Ivana Pavlovic, nga Leposaviqi në pjesën serbe të veriut të Kosovës. Ajo është serbe.
“Gjyshja ime gatuante obaruša, por unë e di që flija është e preferuara e komunitetit shqiptar”, thotë Ivana.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-shenaj-zeneli8.png)
Këto dy gra u takuan në orët e gjuhës, kur Shenaj po e mësonte shqip Ivanën, dhe nga ajo kohë janë bërë shoqe. Shenaj shpjegon se në rajone ku ndarjet kulturore janë të thella, gjetja e gjuhës së përbashkët mund të jetë sfiduese. Por, sipas saj, ndonjëherë gjestet më të thjeshta e kanë fuqinë të ndërtojnë ura dhe ta forcojnë mirëkuptimin.
“Një prej këtyre gjesteve është që të ndani një vakt. Shumë prej ushqimeve tona janë të ngjashme me ato të komunitetit serb, sepse kemi jetuar bashkë, dhe mënyra e ushqimit ka qenë pak a shumë e njëjtë, në përjashtim të faktit që komuniteti shqiptar gatuan më shumë brumëra, dhe tek komuniteti serb, kjo është më e rrallë. Ne kemi jetuar bashkë në hapësirat e njëjta, kemi ndarë dhe transmetuar tek njëri tjetri traditat, zakonet, besimet dhe recetat e gatimit”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/sharedfuturenews-agk_ajk-kosovo-ni-article-food-ivana-pavlovic7.png)
Ivana thotë se stili i gatimit të Shenajt e ka intriguar atë “Udhëtimi im për t’u lidhur nëpërmjet ushqimit mori një kahje interesante kur e takova Shenajn. Ajo ka një stil të veçantë të gatimit që vë në pah përbërës organikë dhe opsione me pak yndyrë, që shkon në vijë me preferencën time për ushqime më të lehta, prandaj më pëlqen gatimi i saj”
Ivana është e bindur që ushqimi mund të shërbejë si një mënyrë e mirë për të lidhur shqiptarët dhe serbët, dhe Shenaj pajtohet:
“Nëpërmjet pasionit tim për gatimin, unë kam njohur këtë grup të jashtëzakonshëm të grave serbe që më kanë mësuar shumë receta dhe shumë “truqe” rreth përgatitjes së ushqimit dhe ëmbëlsirave, që i praktikoj në jetën e përditshme dhe me të cilën e përdori për të ushqyer familjen time”.
“Ushqimi që na bashkon më së shumti, do të thoja, është ai që të dyja komunitetet e përdorin më së shumti: mishi dhe ëmbëlsirat. E shoh ushqimin si mënyrë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin”.
Në zona konflikti si Ballkani, dhe Irlanda Veriore, ku diferencat historike shpesh dominojnë debatin, ushqimi mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm i ndërtimit të paqes.
Arti i të gatuarit dhe ndarja e ushqimeve tradicionale u lejon njerëzve me prapavijë të ndryshme etnike të bëhen bashkë dhe të festojnë ngjashmëritë. Siç thotë Katie Shukri:
“Nëse dikush ju fton diku, përderisa ka ushqim, njerëzit shkojnë. Ushqimi i bën vërtetë bashkë njerëzit”./Telegrafi/
—-
Ky artikull është pjesë e një serie të bashkëshkruar nga pjesëmarrës nga Kosova dhe Irlanda e Veriut në kuadër të një projekti të gazetarisë paqësore, Raportimi mbi një të kaluar të trazuar, i nisur dhe organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet me Shared Future News, me financim nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Faktet e paraqitura dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe editorialisht të pavarura nga çdo donator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht