Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati lidhur me të hyrat buxhetore, të cilat sipas Muratit kanë tejkaluar shifrën prej 3 miliardë euro.
Bajrami në një postim në Facebook ka shkruar se sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta.
“Ministri, i cili në fillim të mandatit i’a rriti pagën vetës për rreth 45%, po tallet me qytetarët. Ai po lavdërohet se si i ka rritur të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale, por askund, asnjëherë nuk përmend inflacionin (rritjen e çmimeve), e cili vetëm në vitin 2022 ka qenë 11.6%, më i larti në historinë e pasluftës”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së, ka renditur edhe disa fakte që sipas saj janë dëshmi që ka pasur rritje të çmimeve.
“E para: Në katër vitet e fundit ka pasur ngritje të çmimeve mesatarisht për 22%, ndërsa shporta e konsumit, për të cilën familjet shpenzojnë rreth 60% të të hyrave të tyre, është rritur me mbi 50%. Ky, pra, inflacioni është kontribuesi kryesor i rritjes së të hyrave buxhetore.
E dyta: Le të supozojmë se i arrini 600 milionë investimet kapitale në vitin 2024, por kur këto i indeksojmë për normën e inflacionit, që është 22% në kumulativ për katër vite, vlera reale e 600 milionëve është vetëm 468 milionë euro. Kjo do të thotë se investimet kapitale të vitit 2024, në terma realë, janë më të ulëta se ato në vitin 2018, që kanë qenë 530 milionë euro.
E treta: Deri më 1 dhjetor, sipas serive kohore, investimet kapitale janë 444 milionë euro, pra mesatarisht 40 milionë euro për muaj. Për të arritur 600 milionë, duhet që në dhjetor të shpenzohen hiç më pak se 156 milionë euro. Si e shpjegoni ritmin e punëve në dhjetor që qenka rritur për tri herë e gjysmë në krahasim me muajt e mëparshëm. Apo, meqë është kohë fushate, do të shkoni me avance.
E katërta: Për shkak të mospunës së kësaj qeverie, struktura buxhetore ka ndryshuar shumë në disfavor të investimeve kapitale”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami tutje ka shtuar se derisa në vitin 2016, 25% e buxhetit total ka shkuar në investime kapitale, dhe në vitin 2018 pjesëmarrja e investimeve kapitale ka qenë 27% në shpenzimet e përgjithame buxhetore, në vitin 2024 vetëm 17% e buxhetit total kanë shkuar në investime kapitale (1 janar – 1 dhjetor 2024), sipas serive kohore te Thesarit.
“Edhe njëherë: Për subvencione s’ka vend për lavdata, sepse nuk po bëni asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht keni mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë dhe meqë keni dështuar, tani po ua ktheni qytetarëve një pjesë të parave të tyre”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos