LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen katër persona në një aksident mes dy veturave në Dobërçan të Gjilanit

Lëndohen katër persona në një aksident mes dy veturave në Dobërçan të Gjilanit

Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 12:15 në një aksident mes dy veturave në hyrje të fshatit Dobërçan të Gjilanit.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit.


“Më datën 25.12.2024 rreth orës 12:15, në hyrje të fshatit Dobërçan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy veturave me targa jo vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë marre lëndime trupore të cilët janë transferuar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit”, ka thënë Osmani.

Tutje ai tha se hetuesit Policor të aksidenteve janë duke u hetuar rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/