LAJMI I FUNDIT:

Kurti paralajmëron sulme të tjera në veri para dhe pas Vitit të Ri

Kurti paralajmëron sulme të tjera në veri para dhe pas Vitit të Ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media derisa ka folur për sulmet e vazhdueshme në veri të vendit, ka thënë se priten sulme të tilla “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil, pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe
veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Kurti tha se janë të përkushtuar që këto metoda të “neutralizohen maksimalisht”, përkundër se sulme të tilla, siç tha, janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme.


Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti: Organizator ishte Radoiçiq - financimin e bëri Serbia
Lexo po ashtu Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti: Organizator ishte Radoiçiq - financimin e bëri Serbia

Kryeministri ka thënë se sulmi i fundit në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor ka pasur qëllim ta rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës.

Ai ka shtuar se prapa sulmit, qëndron terroristi Milan Radoiçiq.

Shefi i Qeverisë ka thënë se me shpërthimin me eksplozivë në “Ibër-Lepenc” grupit terrorist të cilit, siç thotë ai, i prin Radoiçiqi kishte për qëllim ta paralizonte jetën ekonomike dhe energjetike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori