Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për sulmet që kanë ndodhur në veri të vendit, përfshirë këtu sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Shefi i Qeverisë ka deklaruar se sulmi i 29 nëntorit ka pasur qëllim ta rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës.
Ai ka thënë se me shpërthimin me eksploziv në Ibër-Lepenc grupi terrorist kishte për qëllim ta paralizonte jetën ekonomike dhe energjetike në Kosovë.
“Sulmi me eksploziv në Ibër-Lepenc më 29 nëntor të vitit 2024 përmes dëmtimit të tërësishëm të kanalit ka pasur për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjike në Kosovës si dhe shkaktimin e trazirave që do të vinin si pasojë dhe ku do të rrezikohej siguria nacionale në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë Kurti.
Kryeministri theksoi se bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë prapa urdhrit të sulmit me eksploziv në Ibër-Lepenc qëndron, Milan Radoiçiq duke theksuar se “për planifikimin, financimin e logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë”
Kryeministri ka shtuar se refuzimi i Beogradit për ta dorëzuar kriminelin Milan Radoiçiq, ka qenë inkurajim i grupit terrorist për të vazhduar me akte tjera ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.
“Strehimi i Radoiçiqit në Sebri, përkrahja që i ofron atij Beorgadi zyrtar me infrastrukturë për trajnim të grupit terrorist, autorizimi i përgjegjësive që ia ka falur kreu i shtetit serb atij edhe për kontrollin faktik e politik të serbëve të Kosovës nuk mund të quhet ndryshe përveç se koordinim i Serbisë me Radoiçqin për të vazhduar më tej luftën hibride ndaj Kosovës”, tha Kurti.
Ai shtoi se situata atje nuk mund të sfidohet me grupe të modelit rus “Little Green Man”.
“ Bazuar në informacionet Radoçiq ka caktuar dy persona të afër të tij për të realizuar sulme në vero përmes grupeve të tyre të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë dhe strehohen në Serbi. Ata janë Nemajna Radivojeviq me nofkën ‘Gandi’ dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën ‘Malli’”, tha Kurti.
Ai ka shtuar se sulmi është planifikuar nga Radoiçiq, për realizimin e tij janë përfshirë dy grupe në kuadër të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” që financohet nga Serbia.
“Grupi i parë ka ofruar mbështetje logjistike në teren, grupi I dytë disa persona profesionist ku besohet se ka pasur edhe persona nga strukturat e sigurisë së Serbisë të afërta me Radoiçiqin janë përfshirë në realizimin e sulmit. Këto dy grupe në vazhdimësi janë trajnuar në Serbi para dhe pas sulmit të 24 shtatorit 2023.
Deri më tani janë evidentuar komunikime të koduara në mes të disa pjesëtareve të organizatës terroriste Mbrojtja Civile që ndërlidhen me rast. Të dhënat janë duke u trajtuar nga institucionet e sigurisë për hetimet që po zhvillohen”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se Radoiçiq ka marrë veprime të caktuara duke tentuar shfajësimin e vetes.
“Ka takuar anëtarët e Listës Serbe në ditën e sulmit dy orë para sulmit në Ibër-Lepenc. Pas sulmit ka realizuar telefonata, takime dhe bashkëpunim me strukturat e larta të shtetit në Serbi ka ndërmarrë veprime të ndryshme fabrikuese me qëllim fshehjen e përgjegjësisë së tij përkatësisht Serbisë. Presidenti Vuçiq është aktivizuar me të gjitha mekanizmat për të orientuar përgjegjësinë në adresat tjera përmes ngritjes së konspiracioneve të ndryshme”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Polici i lagjes” funksionalizohet edhe në veriun e Kosovës
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit
Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor
U vetëdorëzua në polici së bashku me të vëllain: Si e organizonte trafikun e drogës Kreshnik Farruku
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania