LAJMI I FUNDIT:

Fetai për ndryshimet kushtetuese: Na lini pak hapësirë, të veprojmë dhe t’i definojmë veprimet strategjike

Fetai për ndryshimet kushtetuese: Na lini pak hapësirë, të veprojmë dhe t’i definojmë veprimet strategjike

Kaloi afati prej 6 muajve të cilin e kishte dhënë koalicioni VLEN për ndryshimet kushtetuese, e të cilat nuk u bënë. Arben Fetai nga VLEN kërkoi edhe pak hapësirë, sepse siç tha liderët e VLEN-it shumë shpejt do të vendosin se çka më tutje.

“Ne jemi në 6 muajt e parë të qeverisjes dhe sinjali që dha dje doktori Arben Taravari ishte i qartë do të ulemi do t’i shohim. Ju lusim për durim deri pas Vitit të Ri, kur besoj kryetarët do të definojnë se çka bëjmë më tutje. Jemi vetëm 6 muaj në Qeverisje na lini pak hapësirë, të veprojmë dhe t’i definojmë veprimet strategjike marrë parasysh rrethanat në të cilat jemi tani”, tha zv. kryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai.

Mbrëmë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i bëri thirrje VLEN-it që të mos bëhen argatë dhe hyzmeqarë, por të reflektojnë dhe t’i kthehen rrugës së dinjitetit.


Fetai në përgjigje ndaj kësaj, tha se Ahmeti po flet nga përvoja e tij personale.

“Ahmeti flet nga përvoja e tij personale, si hyzmeqarë i Gruevskit dhe Mijallkovit gjë që u faktua edhe me lëvizjet që i kanë bërë. Ndryshimi i kodit penal u bë për ta kthyer Gruevskin në vend, patronin e Ahmeti dhe futjen në listën e zezë amerikane të Artan Grubit bashke me gjyqtarin e Mijallkovit, Bexhetin, u bë për shkak të Mijallkovit”, u shpreh Arben Fetai./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori