LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë u mbajt Forumi “Fuqizimi i gjeneratave të ardhshme: Roli i edukimit ekonomik në zhvillimin e qëndrueshëm”

Në Tetovë u mbajt Forumi “Fuqizimi i gjeneratave të ardhshme: Roli i edukimit ekonomik në zhvillimin e qëndrueshëm”

Të shtunën (21 dhjetor) në Tetovë u realizua forumi ekonomik “Fuqizimi i gjeneratave të ardhshme: Roli i edukimit ekonomik në zhvillimin e qëndrueshëm”, i organizuar nga Instituti Alternativa Liberale dhe Iniciativa për Fondacione Ekonomike nga SHBA. Qëllimi i forumit ekonomik ishte hapja e një debati të gjerë shoqëror mbi ndikimin e edukimit ekonomik tek të rinjtë në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.

Hapja solemne u bë nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale Orhan Ceka, i cili ofroi disa informata mbi ndikimin që ka pasur Programi Për Edukim Ekonomik, në këto dy vite të fundit, i cili zbatohet nga Instituti në bashkëpunim me Institutin e Bazave Ekonomike nga SHBA.


Fjalim rasti pati edhe Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili gjatë fjalimit se investimi në edukimin ekonomik në një kohë shumë të shkurtër do u mundësojë kthim të shumëfishtë, por do të krijojnë një zakon ekonomik financiar të bazuar në arsim.

Fjalimi kryesor i konferencës u realizua nga Rektori i UEJL-së, Akademik Abdylmenaf Bexheti, i cili u fokusua drejt asaj se si edukimi ekonomik i gjeneratave të reja por edhe shoqërisë në përgjithësi mund të jetë një mjet fortë i realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Në kuadër të konferencës u realizuan edhe dy panele diskutimi, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka Popullore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Ministria e Arsimit, Universitetet, sektori i biznesit dhe sektori jo-qeveritar.

Në konferencë pjesëmarrës ishin aktorë të ndryshëm të shoqërisë nga sektori formal dhe jo-formal arsimor, sektori i biznesit, sektori qeveritar, me të vetmin qëllim, ngritjen e edukimit ekonomik të shoqërisë me çka do rezultojë me një qytetari të vetëdijesuar.