LAJMI I FUNDIT:

​Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

​Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kurti mëngjesin e sotëm ishte në Klinikën e Gjinekologjisë për të përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor.

I pari i ekzekutivit mori thirrjen e parë për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni më datën 16 dhjetor, por ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.


Ndërkohë, Zyra e kryeministrit ka dërguar në prokurori një propozim me tri data për intervistim, megjithatë, ai ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij, e jo në prokurori.

Ministrja Albulena Haxhiu tha se prokuroria duhet t’i kthej përgjigje Zyrës së Kryeministrit dhe sipas saj, gjatë kësaj jave kanë mbetur edhe dy data në të cilat zyra e kryeministrit ka propozuar intervistimin e Kurtit.

Sipas saj, datat janë caktuar në bazë të agjendës së kryeministrit.

KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria Speciale, por këta të fundit nuk janë përgjigjur nëse do të kthejnë përgjigje, nëse do të shkojnë në zyrën e Kurtit për ta intervistuar, apo nëse kanë nis ftesën e dytë dhe hapat tutje.

Kurti është ftuar nga prokuroria të jap deklaratën e tij lidhur dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori