Barcelona e qetë për rastin e Dani Olmo – ka dy opsione si të regjistrojë yllin
Barcelona është e qetë për regjistrimet e Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët duhet të riregjistrohen për gjysmën e dytë të sezonit në tetë ditët e ardhshme, ose nuk do të mund të luajnë për pjesën e mbetur të sezonit.
Në rastin e Olmos, kjo do të thotë të jesh në gjendje të largohesh nga klubi falas.
Megjithatë Sport shkruan se nw klub janë të qetë, pasi kanë plane. Sot ata paraqitën një çështje gjyqësore, në të cilën ata pohojnë se e drejta për të punuar për Olmo dhe Victor duhet të tejkalojë çdo rregullore nga liga.
Në sytë e tyre, ata duhet të jenë në gjendje të përdorin pagën e Marc-Andre ter Stegen, të dëmtuar për një kohë të gjatë, për të regjistruar Olmon dhe Victor, pavarësisht se tashmë e kanë përdorur atë për të sjellë Wojciech Szczesnyn.
Një gjë të tillë bënë edhe me Gavi pasi nënshkroi kontratën e re dhe vendimi do të merret më 27 dhjetor.
Dallimi është se La Liga do të mbrohet në këtë rast, në krahasim me rastin Gavi.
Barcelona ka miratuar një marrëveshje të re sponsorizimi me Nike, dhe besonte se kjo do të ishte e mjaftueshme për të rritur kufirin e pagave të tyre në mënyrë që të regjistroheshin të dyja sipas këshillave nga La Liga.
Megjithatë Barcelona beson se ka presion nga Sevilla, Atletico Madrid dhe Athletic Bilibao ndaj presidentit të La Ligës, Javier Tebas.
Ata supozohet se i kanë kërkuar Tebas të mbyllë zbrazëtirat që lejojnë Barcelonën të regjistrojë lojtarë dhe gjigantët katalanas dyshojnë se kjo erdhi pas kwrkesave tw klubeve mw lartw.
Nëse vendimi i gjykatës shkon kundër Barcelonës , atëherë ata do të shesin një paketë tregtare duke i dhënë një kompanie të drejtën për të shitur dhomat VIP në Camp Nou të rinovuar rishtazi për 20 vitet e ardhshme. Barcelonës i mungojnë 60 milionë euro për të regjistruar të dy, dhe gjatë një takimi të bordit të hënën, ky u paraqit si plan B.
Ideja ishte ta shisnin atë paketë për 200 milionë euro, por tani ata po konsiderojnë një marrëveshje më të vogël me një firmë nga Katari për 120 milionë euro.
Nëse klubi e bën shitjen e paketës VIP, atëherë do të mjaftojë që të regjistrohen edhe rinovimet e kontratave të Pedrit dhe Gavit.
Laporta është parë duke udhëtuar nëpër Lindjen e Mesme dhe Azi gjatë muajve të fundit, me shumë njerëz që besojnë se ai ka kërkuar investime./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona mbyll dy rinovime të mëdha kontratash deri në vitin 2030
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Man City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan
Sami Khedira emëron pesë mesfushorët më të mirë ndonjëherë, njërin e veçon si të parin
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!