LAJMI I FUNDIT:

Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale
Foto ilustruese

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se sot ka nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave.

Vitia këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social duke shkruar se kjo i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave, ku siç tha ai: “Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ultë sesa tani”.

Vitia: Listës esenciale i shtohen shtatë produkte të reja mjekësore
Lexo po ashtu Vitia: Listës esenciale i shtohen shtatë produkte të reja mjekësore

“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2,900 produkte medicinal”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/