Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në Moskë nga një udhëheqës i BE-së që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Fico mbërriti në Rusi për një “vizitë pune” dhe u takua me presidentin Putin kokë më kokë të dielën në mbrëmje, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë ruse RIA.
Sipas zëdhënësit, bisedimet do të përqendroheshin tek “situata ndërkombëtare” dhe furnizimi me gaz natyror rus.
Vizitat dhe telefonatat nga udhëheqësit evropianë me presidentin rus kanë qenë të rralla që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, megjithëse kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vizitoi Rusinë në korrik.
Vizita e zotit Orban u denoncua nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë.
Pikëpamjet e zotit Fico për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë në kontrast me ato të udhëheqësve të tjerë evropianë.
Kryeministri sllovak u kthye në pushtet vitin e kaluar pasi partia e tij e majtë Smer (Drejtimi) fitoi zgjedhjet parlamentare në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.
Që atëherë, ai ka ndërprerë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe është zotuar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Udhëheqësi sllovak ishte gjithashtu një nga politikanët e rrallë të lartë të BE-së që u shfaq në TV shtetëror rus pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.
Në një intervistë me kanalin Rossiya-1 në tetor, ai pretendoi se Perëndimi e ka “zgjatur luftën” duke mbështetur Ukrainën, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë ishin joefektive.
Ai deklaroi se ishte i gatshëm të negocionte me Putinin. Ai gjithashtu u zotua të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Moskë majin e ardhshëm që do të shënojë 80 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Kremlini ka përdorur festimet vjetore të “Ditës së Fitores” për të nxjerrë në pah aftësitë e tij në fushën e betejës dhe Putini përshëndeti trupat ruse që luftojnë në Ukrainë si “heronj” në aktivitetin e këtij viti. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos