LAJMI I FUNDIT:

Autorë të 14 grabitjeve, arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi – sekuestrohen pistoleta, thika dhe shuma të mëdha parash

Autorë të 14 grabitjeve, arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi – sekuestrohen pistoleta, thika dhe shuma të mëdha parash

Dy shqiptarë që vidhnin banesa në periferinë veriore të Athinës janë vënë në pranga nga policia greke.

Siç rezultoi nga hetimi afatgjatë i policisë, dy shqiptarët, të moshës 29 dhe 52 vjeç, operonin të paktën që prej muajit shtator.

Zakonisht “trokisnin” në mëngjes dhe pasdite. Ata kanë marrë me qira automjete dhe kanë thyer dyert qendrore të shtëpive kryesisht duke përdorur çelësa “passepartout”, raporton Tch.


Të dyshuarit zgjodhën të spiunonin shtëpitë që kishin synuar, duke lëvizur kryesisht në këmbë, duke shpërndarë fletëpalosje reklamuese, për të mos ngjallur dyshime te banorët. Më pas, i kanë rënë zileve për të konstatuar nëse kanë munguar banorët, ndërsa kanë kryer vjedhje në pallatet fqinje si dhe në banesa të ndryshme të së njëjtit pallat.

Për të vështirësuar identifikimin e tyre, ata përdorën një sërë mjetesh “biznesi” të marra me qira. Madje, ndër të tjera kanë hequr edhe çelësa nga pjesa e brendshme e shtëpive, për të krijuar një “bazë” që do të lehtësonte thyerjen e dyerve në të ardhmen. Ata përdorën një aplikacion të koduar mesazhesh për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, në fund të shtatorit, viktimë e këtyre hajdutëve kishte rënë edhe një punonjës policie. Konkretisht, pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij në Halandri, kanë kontrolluar të gjitha ambientet dhe kanë marrë bizhuteritë që kanë gjetur, si dhe armën e shërbimit.

Në total janë zbuluar 14 raste vjedhjesh në shtëpi në Holargo, Papagou, Neo Psihiko, Agia Paraskevi, Halandri dhe Ampelokipi, ndërkohë që përfitimi financiar total nga aktiviteti i tyre kriminal e kalon shumën monetare prej 195 mijë euro.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, ndër të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar 58 mijë e 150 euro 8 mijë e 550 dollarë, shumëllojshmëri bizhuterish, ora, syze dielli dhe çanta, shumë mjete dhe çelësa hajdutësh, pistoletë ajrore, 2 thika, veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe telefona celularë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori