LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq lavdëron njeriun që rrahu liderin e opozitës në Serbi: E përgëzoi për guximin, ai është një djalë i mrekullueshëm

Vuçiq lavdëron njeriun që rrahu liderin e opozitës në Serbi: E përgëzoi për guximin, ai është një djalë i mrekullueshëm

Ditë më parë, lideri i opozitës në Serbi është rrahur në mes të kryeqytetit, Beograd. Gjersa ky akt u dënua prej shumëkujt, të kundërtën mendon presidenti i Serbisë.

Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se përgjegjësia më e madhe për atë që ndodhi me liderin e opozitës, Dragan Gjillasin bie mbi atë që provokoi dhe tregoi urrejtje, mosdurim, dëshirë për konflikt dhe sulmoi ndaj të rinjve të partisë SNS-së.

“Sepse nuk mundi të duronte diçka. Padyshim, përgjegjësia më e madhe i takon atij. Por, do t’ju them se ka përgjegjësi edhe në anën tjetër”, tha Vuçiq.


Për Luka Petroviq, i cili është edhe Sekretar i Qytetit për Investime në Beograd dhe personi që shihet teksa ushtron dhunën në Gjilasin, Vuçiq thotë se ai ka dëshiruar t’i mbron të rinjtë, shkruan N1.

Rrahet lideri i opozitës në Serbi - dërgohet me urgjencë në spitalin e Beogradit
Lexo po ashtu Rrahet lideri i opozitës në Serbi - dërgohet me urgjencë në spitalin e Beogradit

“E përgëzoi për guximin e tij. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Në fakt, ai ishte kundër dhunës, edhe pse mund t’i mundte rrihte. Ai është një djalë i sjellshëm, shumë i edukuar, që ka aftësi të jashtëzakonshme në boks. Nuk donte ta zgjidhte kështu. Ai thjesht donte të ndalonte gjithçka dhe gjithë kohën përpiqej ta ndalonte. Vetëm donte të mbronte ata të rinj, djemtë e tij, që po bënin punën partiake pa asnjë fyerje të tepruar ose diçka tjetër”, tha Vuçiq.

Megjithatë, i pari i shtetit serb e qorton Lukën për dy gjëra: së pari, që ngjitën afishe në ndërtesa të bukura; së dyti, që kur pa se dikush si Dragan Gjillas, në një gjendje psikologjike të rënduar, kërkonte konflikt, nuk u tërhoq.

“Kur sheh se kërkon konflikt, kur sheh se të shtyn, se ai shkon përpara, që gjatë gjithë kohës kërkon grindje dhe dëshiron konflikt, largohu. Nuk ka rëndësi, le të thonë se janë frikacakë. Ky ishte qëllimi i tij. Dhe është e qartë se ai dëshironte ta regjistronte këtë dhe gjithçka ishte e inskenuar dhe përgatitur. Ai donte të filmonte, të paraqitej si hero i madh: ‘I largova këta të SNS-it, tregova se janë frikacakë dhe minj të vegjël’, por u shfaqën disa të rinj që ishin shumë më të guximshëm se të gjithë ata që erdhën t’i rrihnin, kështu që nuk doli ashtu siç ishte planifikuar”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Gjilas tashmë është liruar prej spitalit pas trajtimeve mjekësore që ka marrë menjëherë pas sulmit në rrugët e Beogradit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori