Përmes një videomesazhi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përshëndeti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e Vitit 2024”, të FFK-së.
I pari i futbollit botëror vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të futbollit kosovar dhe arritjet e shënuara që nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA në vitin 2016.
Mesazhi i plotë i presidentit Infantino:
“I dashur President, i dashur Agim, të nderuar anëtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, të dashur mysafirë, miq të dashur. Çfarë kënaqësie të ju drejtohem përsëri në ceremoninë vjetore të Çmimeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, futbolli ka bërë përparime të jashtëzakonshme në vendin tuaj dhe ekipet tuaja tashmë kanë arritur disa rezultate shumë mbresëlënëse. I ndjeri Fadil Vokrri, presidenti juaj i atëhershëm dhe miku im i dashur, punoi aq shumë për të realizuar ëndrrën e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe dua të filloj duke i bërë homazhe një lideri të madh dhe një futbollisti të madh.
Ky vit ka qenë një vit i shkëlqyer për futbollin në Kosovë, me ekipet e meshkujve dhe të femrave që aktualisht renditen në top 100 të renditjes së FIFA-s, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë në renditje. Kjo, sigurisht, nuk ka ndodhur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike që po bëhet nga Presidenti Ademi dhe nga të gjithë ju. Po bëhet shumë për t’u dhënë vajzave dhe djemve mundësinë për të luajtur futboll, për të ofruar kushte më të mira, për të rritur standardet, dhe jam i sigurt se, me mbështetjen e programit FIFA Forward, ka ende shumë për t’u bërë në të ardhmen.
Kur vizitova Kosovën në shtator të vitit 2022, u inkurajova shumë nga mënyra se si keni bashkëpunuar në mënyrë aktive me FIFA Forward për të zhvilluar futbollin në Kosovë, përmes futjes së VAR-it në futbollin vendas dhe instalimit të fushave me bar artificial për klubet e ligës. Pikërisht për këtë e kemi krijuar FIFA Forward, dhe kjo tregon se jemi – dhe ju jeni – në rrugën e duhur.
Për më tepër, në nëntor 2023, vitin e kaluar, ju lansuat strategjinë tuaj për futbollin e femrave, e cila synon të rrisë pjesëmarrjen dhe të përmirësojë standardet ndër lojtareve – një tjetër objektiv kyç për zhvillimin e futbollit. Unë e di që e ardhmja e futbollit në Kosovë është në duar të mira dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë së saj. Nuk kam asnjë dyshim se ju do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur falë mendimit tuaj inteligjent dhe krijues, si dhe përmes vendosmërisë dhe punës suaj të palodhur.
Ju tashmë keni shumë për çfarë të gëzoheni vitin e ardhshëm – dhe ju uroj suksese në fushatën e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës FIFA 2026, e cila për herë të parë do të përfshijë 48 ekipe. Dhe, sigurisht, urime – shumë urime për të gjithë fituesit e kësaj mbrëmje. Shihemi së shpejti në Kosovë”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Përditësohet zyrtarisht lista e Juventus për Ligën e Kampionëve – tre lojtarë të rinj në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kolo-muani--380x233.jpg)
Përditësohet zyrtarisht lista e Juventus për Ligën e Kampionëve – tre lojtarë të rinj në listë
![Pepe zbulon zemrën e Ronaldos me dy momente gjatë kohës së tyre në Real Madrid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Cristiano-Ronaldo-Pepe-Real-Madrid-Wolfsburg-380x233.jpg)
Pepe zbulon zemrën e Ronaldos me dy momente gjatë kohës së tyre në Real Madrid
![Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut ‘vendos’ për klubin e tij të ardhshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/gyokeres-2-380x233.jpg)
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut ‘vendos’ për klubin e tij të ardhshëm
![Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lautaro.png)
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?
![Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilbao-12-780x439.jpg)
Presidenti i Athletic Bilbaos ‘e godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë, humbëm miliona euro
![“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-1-780x439.jpg)
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-utd-1-780x439.jpg)
"Dorgu te Manchester United, një marrëveshje historike - nuk mund të refuzohej oferta" - nga Lecce flasin për shitjen e vitit
![Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dorgu-780x439.png)
Zbulohet paga shokuese Dorgu te Man United
![Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronal-q2-780x439.jpg)
Ronaldo ka zbuluar ëndrrën e madhe pas pensionimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?