LAJMI I FUNDIT:

Ilire Dauti: Jam e lumtur që Qeveria u kthjell dhe tërhoqi Ligjin për arsim të mesëm

Ilire Dauti: Jam e lumtur që Qeveria u kthjell dhe tërhoqi Ligjin për arsim të mesëm

Deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti, ka reaguar pasi Qeveria tërhoqi Ligjin për arsim të mesëm, në të cilin parashihej intonimi i himni maqedonas në fillim dhe përfundim të vitit shkollor.

Dauti thotë se është e lumtur që Qeveria e ka kuptuar se gjërat nuk ndërtohen nga kulmi, por nga baza.

“Kërkova fjalë për të shprehur kënaqësinë që kemi normal si deputetë të Frontit Europian, por mbi të gjitha edhe si përfaqësues të qytetarëve të cilët këto ditë poashtu po aq sa ne kanë qenë të shqetësuar me njërin nga propozim ligjet i cili ishte pjesë e debatit publik, por edhe brenda Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E kam fjalën për Ligjin për arsim të mesëm i cili në disa pika shkon në kundërshtim me kohezionin ndëretnik që duhet ta kemi dhe respektin reciprok”.


“Prandaj unë e përshëndes këtë kthjellim të Qeverisë, të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe padyshim dua të them që edhe në të ardhmen do të duhet që ligjet të cilat janë të karakterit të kësaj natyre, por edhe të ligjeve të tjera do të duhet të përmbajnë një debat shumë më të gjërë ashtu që në fund të fundit të gjithë ato ligje të cilat sillen nga të gjithë ne të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve”, tha Dauti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori