LAJMI I FUNDIT:

Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Haradinaj me kritika të ashpra për Kurtin

Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Haradinaj me kritika të ashpra për Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ai para të pranishmëve në këtë seancë tha se takimi i sotëm është midis vëllezërve dhe motrave por në takime të tilla nuk duhet të fshihet e vërteta.

“Siguria e Kosovës është e brishtë dhe për të parën herë në këto 20 vjet na u sulmua një pjesë e vendit nga grupet terroriste dhe të armatosura”, tha ai, raporton Telegrafi.


Sipas tij, hapat e gabuara e të pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës me partnerët strategjik, sidomos me SHBA-të kanë bërë që Serbia nga një pjesë e bashkësisë ndërkomnëtare të shihet si viktimë, ndërsa Kosova si shtet joserioz e papërgjegjshëm.

“Kosova është vend nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe BE-së….Pra, Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij”, tha ndër të tjera.

Haradinaj tha se Kurti ka shkuar aq larg sa sekretarin Blinken e ka quajtur naiv.

“Dora përçarëse e tij ka depërtuar edhe tek bashkëkombësit tanë në Maqedoni e Preshevë, bile e boni edhe një përpjekje një Shqipëri, por ju nuk e latë”, tha ai.

Sipas tij, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto katër vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin.

“Të mirat janë mbledhjet tona vëllazërore, të përbashkëta të Qeverisë dhe Parlamenteve megjithatë jo bash të hijshme në prag të zgjedhjeve. Por, me Shqipërinë është ndryshe sepse vëllai te vëllai shkon edhe vjen kur do, edhe befasishëm dhe është ndenje e mirë të jemi bashkë…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori