LAJMI I FUNDIT:

Seanca e përbashkët, Konjufca: Të shihet si dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë çdo kusht

Seanca e përbashkët, Konjufca: Të shihet si dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë çdo kusht

Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë nisi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kjo është seanca e parë e përbashkët që po mbahet në Prishtinë.

“Jemi mbledhur për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike të sigurisë që e shoqërojnë rajonin e kontinentin tonë”, tha ai, raporton Telegrafi.


Konjufca tha tutje se Republika e Kosovës po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që kanë lidhje me Serbinë e që po e synojnë destabilizmin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride.

Sipas tij, sulmi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rend ligjor e demokratik.

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës tha se sulmi në Ibër Lepenc, në infrastrukturën kritike të Kosovës të furnizimit me ujë dhe energji vjen një vit pas sulmit në Banjskë, e që organizator dhe mbështetës ishte Milan Radoiçiqi, i mbështetur drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Prandaj, ku përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona përbënë më shumë se simbolikën e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona. Kjo seancë duhet me u pa si dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë çdo kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç interesit kombëtar që për ne është i përbashkët”, tha ai.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, duke folur për bashkëpunimin ndërmjet dy Kuvendeve tha se kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kanë ngritur në nivel tjetër.

“Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan”, tha ai.

Ai ka falënderuar shtetin e Shqipërisë për ndihmën dhënë Kosovës në të gjitha proceset, për mbrojtjen e interesave të shtetësisë së Kosovës.

“E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitet dhe të integritetit të saj, forcimit të ligjit dhe shtetit demokratik nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë si cenim i fqinjësisë së mirë e as të përshkallëzimit të raporteve të fqinjësisë…”, tha ai.

Sipas tij, është Serbia ajo që nuk e pranon madje as statusin e fqinjit dhe ambiciet e saj hegjemoniste kundër Kosovës vazhdon t’i ketë të kodifikuara në Kushtetutën e saj.

“Nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra-tjetrën. Ne themi se vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe jemi të bindur se kjo do të ndodhë sepse e kemi në krah Republikën e Shqipërisë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori