LAJMI I FUNDIT:

Kapen me kanabis dhe doreza metalike më makinë, arrestohen dy të rinj në Kukës

Kapen me kanabis dhe doreza metalike më makinë, arrestohen dy të rinj në Kukës
Foto: Ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar këtë të premte në Kukës, pasi janë kapur ‘mat’ me doza kanabisi dhe doreza metalike në makinë.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale S.D., 22 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.

“U kapën në flagrancë me lëndë narkotike dhe me armë të ftohta, në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.


Sekuestrohen sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabisi e ndarë në doza dhe 2 doreza metalike.

Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë goditur një rast në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. C. dhe pasagjer shtetasin A. D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D. iu gjetën sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasit A. C. iu gjetën 2 doreza metalike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 22 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori