Joseph: Maqedonia e Veriut nuk mund të përballojë të jetë një fatkeqësi e tretë ballkanike, Marrëveshja e Ohrit është “e shkëlqyer dhe e drejtë”
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ballkanit, profesori amerikan Edward Joseph, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, duke iu përgjigjur pyetjes rreth akuzave nga BDI për iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është “e shkëlqyer dhe e drejtë” dhe se nëse ka dyshime për respektimin ose zbatimin e saj, vendi duhet t’i sqarojë ato në konsultim me aleatët.
“E vetmja e ardhme që mund ta ruajë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet sovran të pavarur dhe trashëgiminë e maqedonasve dhe shqiptarëve që jetojnë këtu është përmes mirëmbajtjes dhe respektimit të këtij vendi si shtet unitar dhe sovran, dhe kjo është ajo që Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Nuk ka ndarje territoriale në të, nuk ka kantone, asnjë entitet… Ne e shikojmë Bosnjën dhe themi se kjo është një fatkeqësi. Ne e shohim Kosovën dhe situatën në veri dhe refuzimin për ta njohur atë, një fatkeqësi.
Maqedonia e Veriut nuk mund të përballojë të jetë një tjetër fatkeqësi e tretë ballkanike. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një marrëveshje e shkëlqyer dhe e drejtë dhe nëse keni mosmarrëveshje rreth saj, diskutoni ato, konsultohuni me miqtë tuaj. Këtu janë SHBA dhe BE, konsultohuni me ta dhe bëni zgjidhje të drejta. Jam i sigurt se ato mund të bëhen,” tha Joseph.
I pyetur nëse sheh një efekt nga përfshirja e zyrtarëve nga vendi në “listën e zezë” të SHBA-së, Joseph thotë se hapa të tillë janë “të nevojshëm dhe korrekt”, por edhe se është zhgënjyese që ka nevojë që SHBA të ndërmarrë ato, pas shumë vitesh tranzicioni nëpër të cilin kaluan qytetarët e vendit.
“Në një kuptim, mund të shihet si një hap pozitiv, konstruktiv dhe i kuptueshëm. Në të njëjtën kohë, është zhgënjyese që shumë vite pas të ashtuquajturit tranzicion shohim nevojën që SHBA të ndërmarrë hapa të tillë, të cilët nga ana tjetër janë të domosdoshëm dhe korrekt. Por le të kthehemi te pjesa e parë. Treguesi më i mirë se një vendim i tillë ishte i saktë nga SHBA-të, të cilat fatkeqësisht duhej ta futnin në “listën e zezë” ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, është se vetë BDI-ja tha se e respekton vendimin. Fakti që BDI-ja e tha këtë dhe e theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në, ky është një hap pozitiv”, tha Joseph./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!