LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë, Berisha: Të miratohet gjenocidi serb, Rama të kërkojë falje për sanksionet

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë, Berisha: Të miratohet gjenocidi serb, Rama të kërkojë falje për sanksionet

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë për Sali Berishën nuk mund të zhvillohet pa u miratuar rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb në Kosovë dha pa kërkuar falje për sanksionet që sipas tij Kryeministri Edi Rama i vuri Kosovës. Në të kundërt sipas tij kjo do të ishte një hipokrizi kombëtare.

“Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë një akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”.

Berisha u ndal edhe te ndalimi i këngës “Mora fjalë” në stadium, sipas të cilit kjo është lehtësisht më e këndueshme për tifozerinë dhe nuk ka asnjë fjalë konfliktualiteti.


“Mund të ndalem edhe tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve “Mora fjalë” që u shndërruar në himn të vërtetë të kuqezinjve. Zëvendësimi që pretendon Rama se i ka bërë me këngën tjetër shumë të bukur kushtuar Shqipërisë “Rrjedh në këngë e ligjërime”, janë dy këngë të ndryshme. Shqiëpria ka himnin aty se çdo ndeshje hapet me himnin kombëtar. Së dyti unë e dua shumë “Rrjedh në këngë e ligjërime”, por për tifozërinë është më lehtësisht e këndueshme “Mora fjalë”. “Mora fjalë”nuk ka asnjë fjalë që të nxisë konfliktualitet dhe armiqësi. Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror. Nuk ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar dhe t’i përkulesh Beogradit kur ai është kryeluftëtari i kombit, është akt shumë poshtërues”.

Në trend Lajme

Më shumë
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Drejtësi
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Kalo në kategori