LAJMI I FUNDIT:

Zv/ministri i Jashtëm i RMV vizitë në Korçë: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit

Zv/ministri i Jashtëm i RMV vizitë në Korçë: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski ka vizituar këtë të enjten Korçën, nga ku ka folur rreth debatit të krijuar në Shkup për ligjin e gjuhëve që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai u shpreh se asnjë nismë nuk do të prekë vendimet e përbashkëta, siç janë marrëveshjen e Ohrit e firmosur me shqiptarët, apo ajo e Prespës, e firmosur me Greqinë.

“Ka iniciativa për të riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Janë çështje të specifikimeve të gjuhëve, uniformimin, ushtrinë, bankat. Është ende në gjykatë, por nuk do të ketë vendime antikushtetuese qe do të prekë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Ne duam që shqiptarët të ndihen të lirë e të sigurtë, por është e rëndësishme që gjuha maqedonase të vlerësohet nga gjithë shtetasit në Maqedoni”, u shpreh Dimitrievski.


Zëvendësministri i Jashtëm i RMV ndodhet në Korçë me rastin e 80-vjetorit të mësimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri. Ai i shprehet mirënjohës Tiranës zyrtare, që ka lejuar komunitetin maqedonas të mësojnë dhe flasin pa problem gjuhën e tyre mëmë, raporton A2 CNN.

“Është mundësi historike sepse jemi fqinje të ngushtë dhe e vlerësojmë që Shqipëria ka lejuar maqedonasit të shprehin gjuhën e tyre. Ka ura bashkëpunimi midis dy vendeve dhe të dyja vendet duan të bëhen vende të BE dhe punojnë në çështjet gjuhësore dhe kulturore”, nënvizoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori