LAJMI I FUNDIT:

Po thithte oksid azoti nga balona derisa ngiste veturën me 160 kilometra në orë, humbin jetën tre pasagjerë – britaniku shpallet fajtor

Po thithte oksid azoti nga balona derisa ngiste veturën me 160 kilometra në orë, humbin jetën tre pasagjerë – britaniku shpallet fajtor

Një adoleshent britanik që thithi oksid azoti që e bënte të qeshte derisa ishte prapa timonit para se të humbte kontrollin mbi BMW-në dhe të përplasej në pemë, është shpallur fajtor për vdekjen e tre pasagjerëve adoleshentë.

Thomas Johnson, 19 vjeç, thithi oksid azoti përmes balonave ndërsa ngiste me më shumë se 160 kilometra në orë në një rrugë ku kufizimi ishte 50 në Marcham, Oxfordshire, më 23 qershor të vitit të kaluar.

Daniel Hancock, 18, Ethan Goodard, 18 dhe Elliot Pullen, 17, humbën jetën në aksident, ndërsa Johnson ka pranuar fajësinë mbi tri pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të, transmeton Telegrafi.


Pamjet e filmuara me telefon brenda veturës pak momente para përplasjes, shfaqin të rinjtë duke qeshur dhe duke ia dhënë njëri tjetrit balonat e mbushur me oksid azoti.

Johnson që i mbijetoi aksident, por me lëndime serioze – mund të shihet me balonë në fytyrë – derisa gomat gumëzhinin nëpër rrugë.

Ai pretendonte se nuk i kujtohej se çfarë kishte ndodhur dhe është intervistuar nga policia pas aksidentit nëse më parë kishte thithur oksid azoti. /Telegrafi/