LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Biden ka besim se ndihma ushtarake amerikane e ndarë për Ukrainën është e mjaftueshme për të luftuar deri në fund të vitit 2025

Administrata e Biden ka besim se ndihma ushtarake amerikane e ndarë për Ukrainën është e mjaftueshme për të luftuar deri në fund të vitit 2025

Administrata aktuale amerikane ka besim se ndihma ushtarake tashmë e ofruar ose e planifikuar për t’i dhënë Kievit deri në fund të presidencës së Joe Biden, do të mjaftojë për Ukrainën deri në fund të vitit 2025.

European Pravda iu ka referuar një deklarate të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller gjatë një konference, transmeton Telegrafi

Kur u pyet për sa kohë Ukraina mund t’i rezistojë Rusisë duke përdorur burimet e ofruara nga administrata aktuale e Bidenit, Miller tha se administrata beson se burimet e furnizuara tashmë në Ukrainë, së bashku me ato të planifikuara deri në fund të mandatit të Bidenit, do t’i ofrojnë Ukrainës materialet e nevojshme dhe pajisje për të vazhduar luftën e saj deri në fund të vitit 2025.


Ai tha se duhet kontaktuar Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së, për specifikat mbi përqindjen e ndihmës ushtarake të ofruar tashmë dhe atë që mbetet.

Shtetet e Bashkuara njoftuan së fundmi një kontribut prej 20 miliardë dollarësh në një fond special të Bankës Botërore për Ukrainën.

Gjithashtu u raportua se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të ndajnë më shumë se 440 milionë dollarë për të mbështetur bujqësinë, rindërtimin dhe aktivitetin ekonomik në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk

Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk

Amerika
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës

Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës

Amerika
Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori