LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta godas me veturë policin në Pejë, më pas gjuan me armë zjarri, policia arrin ta arrestojë

Tentoi ta godas me veturë policin në Pejë, më pas gjuan me armë zjarri, policia arrin ta arrestojë

Është arrestuar i dyshuari për atentatin që ndodhi të martën ndaj një zyrtari policor në Pejë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orёs 16:03, derisa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbretëresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor.


“Zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё. Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se stafi menaxhues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, Njёsia pёr reagim tё shpejtё dhe njësi tjera përkatëse, janё vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive operativo-hetimore, mes tjerash janё realizuar tri bastisje nё lokacione tё ndryshme.

“Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, po ashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast”, thuhet në njoftim.