Ndonëse Kosova po konsiderohet si shembull për luftimin e terrorizmit, ende e pret shumë punë për luftimin e kësaj dukurie sidomos në këtë periudhë kur është e sfiduar nga ekstremi i djathtë. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta.
Duke i përmendur sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Iber-Lepencit, Sveçla u shpreh se si qeveri ka reaguar me kohë karshi kësaj dukurie.
“Ne kemi pas në vazhdimësi sulme të ndryshme ndaj institucioneve tona, zyrtarëve tanë, personelin ndërkombëtarë, gazetarëve dhe qytetarëve në katër komunat veriore të Kosovës….Për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta dhe entonacionalizma.
Si qeveri kemi ndërmarrë masa në kohë në identifikimin dhe shpalljen e dy formacioneve ilegale si organizata terroriste pra Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut dhe të gjithë ju e dini që në vazhdimësi dhe me mjete ligjore i kemi luftuar dhe po i luftojmë ato, siç e monitorojmë dhe po punojmë në parandalimin e të gjitha aktiviteteve të tyre. Këto dy sulme kanë vë në pah nevojën që zhvillimi i ekstremizmit të djathtë të elaburohet dhe të trajtohet me prioritet nga të gjithë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe globalisht”, u shpreh ministri Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se si institucionet kanë punuar seriozisht në aspektin strategjik dhe operativ në luftimin e terrorizmit.
Ai thotë se Kosova në këtë aspekt është storie suksesi.
“Ne kemi punuar seriozisht dhe me përkushtim si në aspektin strategjik ashtu edhe atë operativ në luftimin e terrorizmit….Duke qenë të vetëdijshëm mbi rreziqet që mund të sjell ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, Republika jonë menjëherë dhe në kohë është bërë pjesë e koalicioneve globale në luftim të këtij fenomeni të rrezikshëm.
Nga ajo kohë vendi ynë ka dëshmuar se është palë aktive e këtij koalicioni duke marrë përsipër si rikthimin e personave nga zonat e luftës në Siri, ashtu edhe procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri. Kudo në botë që flitet për përpjekje në luftën ndaj këtij fenomeni qëndron në radhët e para si storie suksesi – Republika jonë”, thotë Sveçla.
Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Angazhimit dhe Ripërtëritjes së Komunitetit Global, Khalid Koser u shpreh se luftimi i terrorizmit duhet të bëhet në mënyrë të zhdërvjelltë.
Sipas tij duhet të identifikohen nxitësit e radikalizmit të cilët janë kryesisht lokal.
“Këto sfida po përballemi me to në baza të ndryshme dhe ne duhet t’i monitorojmë dhe të merremi me to në mënyrë të zhdërvjelltë. Raporti me sa duket ka rekomandime shumë specifike të cilat duhet t’i arri shumë seriozisht këtu në Kosovë.
Së pari tregon nevojën për studime empirike që duhet të bëhen, identifikim të grupeve, nxitësve të radikalizimit dhe të cilët janë kryesisht lokal. Duket të kuptojmë se çka ndodh, si ndodh në nivelin lokal dhe zgjidhjet t’i gjejmë në nivel lokal”, u shpreh ai.
Kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi u shpreh se Kosova ende nuk ka arritur ta bëjë deradikalizimin e shoqërisë.
Sipas tij vendi është i rrezikuar prej lëvizjeve të ekstremit të djathtë.
“Situata nuk është mirë dhe ka nevojë për shumë për tu bërë në të ardhmen, për shkak se ka një interes shumë të madh që rinin tonë ,të rinj tanë, shoqërinë tonë me i shty në rrugë të gabuara mos me i lënë me u zhvillua në vlerat tona demokratike…Vendi jonë është një prej vendeve më të rrezikuara prej lëvizjeve të ekstremit të djathtë”, deklaroi ai.
Ndërsa, të gjeturat e raportit i shpalosi, Labinot Leposhtica i cili tha se ka mangësi në komunikimin në mes nivelit qendror dhe lokal.
Gjetja tjetër sipas tij thotë se institucionet janë në fazën fillestare në hartimin e dokumenteve në bazë shkencore për luftimin e terrorizmit.
Analiza monitoruese “Sfidat e mekanizmave të parandalimit të terrorizmit në Kosovë” është financuar nga GCERF, dhe implementuar nga organizatat ATRC, BIRN, CBN dhe Rin’On. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025