LAJMI I FUNDIT:

Costa: Përparimi në dialog e ndihmon Kosovën për statusin e kandidatit

Costa: Përparimi në dialog e ndihmon Kosovën për statusin e kandidatit

Duket se përveç problemit të pesëshes mosnjohëse, edhe dialogu po bëhet pengesë në trajtimin e mundshëm të aplikimit për marrjen e statusit të kandidatit për Kosovën.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk e ka këtë status, ndonëse kishte aplikuar dy vite më parë.

Aplikimi nuk është trajtuar asnjëherë, me arsyetimin se ekzistojnë implikime politike për shkak të pesëshes mos njohëse.


Në një bisedë me gazetarët nga rajoni, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pranon se Kosova është në një situatë specifike për shkak të shteteve mosnjohëse. Mirëpo, inkurajon që gjërat mund të lëvizin kur të ketë përparim në procesin e dialogut.

“Më e rëndësishmja është të vazhdohet me reformat në Kosovë. Të ketë zbatim të plotë të zotimeve nga ana e Kosovës, sepse e gjithë kjo ndihmon. Ndërsa konkretizimi i detyrimeve nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është esencial për të krijuar kushte për të ecur përpara”, deklaroi Antonio Costa, raporton televizioni publik.

Vetëm dy ditë pas marrjes së detyrës, ai i kishte takuar liderët e Ballkanit Perëndimor. Samiti i parë që do të kryesojë, për koincidencë, do të jetë pikërisht ai me vendet e rajonit, që do të mbahet më 18 dhjetor.

Antonio Costa premton se zgjerimin do ta ketë prioritet gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit të BE-së.

“Zgjerimi është i rëndësishëm, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtën kulturë mbi diversitetin tonë, dhe është gjithashtu investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë dhe prosperitetin tonë për të ardhmen. Shpresoj se gjatë mandatit tim do të jetë e mundur të bëjmë hapa përfundimtarë për të arritur këtë zgjerim”, theksoi Costa.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë homologu i saj nga Beogradi, Aleksandar Vuçiq.

Do të jetë ky edhe një rast ku 27 liderët e Bashkimit Evropian do të konfirmojnë përkushtimin se gjashtë vendet e rajonit do të kenë vendin e tyre në familjen evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori