Hoteli i akullt i Suedisë është hapur zyrtarisht për mysafirët.
I mbushur deri në buzë me skulptura mahnitëse akulli, hoteli është ndërtuar dhe rindërtuar çdo vit që nga viti 1989 në fshatin Jukkasjarvi, 125 milje në veri të Rrethit Arktik pranë brigjeve të lumit Torne.
Hoteli i këtij viti është përsëritja e 35-të e Icehotel-it, me 26 artistë nga 13 vende që kalojnë javë të tëra duke krijuar 12 suitat e hotelit, transmeton Telegrafi.
Një rinoqeront i ‘shkurtër’, një fole zogjsh dhe një ‘botë nënujore’, janë ndër skulpturat e akullit që të lënë pa frymë që janë krijuar për hotelin e këtij viti.
Për më tepër, salla kryesore “ikonë” e hotelit këtë vit do të jetë pothuajse 30 metra e gjatë dhe do të ketë “llambadarë kristali të krijuar nga 220 kristale akulli të punuara me dorë”.
Mysafirët gjithashtu po presin me padurim të shohin ‘sallën e ceremonive’, e cila është ‘e mbushur me shkëlqim të akullt me lule për dasma dhe ngjarje tjera.
Icebar i këtij viti ‘i çon mysafirët në një udhëtim hapësinor’, ku ata mund ‘të pinë një pije pranë një astronauti akulli dhe bore me madhësi reale’.
Çdo vit, procesi i ndërtimit të hotelit fillon në pranverë, kur blloqet e akullit mblidhen nga lumi Torne dhe më pas ruhen në sallën e prodhimit të akullit të Icehotel.
Më pas, hoteli i akullit krijohet gjatë gjashtë javëve, duke përdorur 500 ton akull si dhe 10 pishina olimpike të ‘snis’ – një përzierje bore dhe akulli.
Artistëve iu bashkua një ‘ekip i përkushtuar ndërtuesish, artistësh, projektuesish ndriçimi, prodhimi i akullit dhe stafi mbështetës’ për të krijuar kryeveprat e tyre të akullta.
Mysafirët që bëjnë regjistrimin në një nga suitat mahnitëse të hotelit do të duhet të ngrohen pasi temperatura e hotelit të akullit mbahet në minus pesë gradë Celsius, për të mbajtur skulpturat në gjendje të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Al Capone e donte si të dashurën – pistoleta e famshme që i shpëtoi jetën mafiozit ekspozohet për herë të parë
Këlyshi i sëmurë rëndë, nëna e tij vendosi ta çonte vetë në spital – befasoi veterinerët
Nga 10 dollarë në 500 mijë, si një biletë lotarie ia ndryshoi jetën amerikanit
Këlyshi i sëmurë rëndë, nëna e tij vendosi ta çonte vetë në spital – befasoi veterinerët
Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen
Al Capone e donte si të dashurën - pistoleta e famshme që i shpëtoi jetën mafiozit ekspozohet për herë të parë
Stjuardesa pushohet nga puna për 'twerk' në aeroplan
Njerëzit janë shumë të zënë për t'u larë? Krijohet 'lavatriçja' e parë për njerëzit - ja kur pritet të dalë në treg
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet