Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët dyshohet se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale – “përvetësim në detyrë zyrtare”. Nga Prokuroria gjithashtu thonë se për katër persona të tjerë ka filluar procedimi penal për veprën “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“Me kallëzim penal të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Financiare, janë ndërmarrë disa veprime dhe nga provat e grumbulluara dyshohet se dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës në SHA Shoqërinë aksionare për lojërat e fatit “Lotaria Shtetërore” e RMV-së gjatë vitit 2023, nëpërmjet ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të veçanta, kanë marrë pjesë bashkërisht në veprimet e dëmtimit të shoqërisë aksionare me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, i cili nga buxheti i shoqërisë aksionare llogaritet në shumë të konsiderueshme prej 501.319.119 denarë (mbi 8 milionë euro).
“I dyshuari i parë, kryetar i Bordit Drejtues – Drejtor i Përgjithshëm i “Lotarisë Shtetërore” më datë 09.05.2023 i ka dorëzuar në mënyrë elektronike Qeverisë së RMV-së në cilësinë e Kuvendit të aksionarëve të Shoqërisë lidhur me nevojën e ndërmarrjes së aktiviteteve për organizimin e pavarur të lojërave të fatit online, me çka propozoi zbatimin e një procedure për prokurimin e terminaleve VLT. Vlera e përllogaritur e një blerjeje të tillë ishte 42% e vlerës së kompanisë e përcaktuar nga raportet e fundit financiare, domethënë është një shumë e madhe për të cilën, sipas ligjit, ka procedurë për miratim nga Bordi Drejtues dhe Mbikëqyrës i “Lotarisë Shtetërore” është parashikuar, dhe jo nga Kuvendi i aksionarëve. Propozimi është dhënë edhe pse i dyshuari e dinte se blerja ishte e kotë dhe e panevojshme, sepse SH.A. “Lotaria Shtetërore” sipas Ligjit për Lojërat e Fatit, nuk ka të drejtë të organizojë në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit në territorin e vendit, sepse që në vitin 2013, atë të drejtë e ka Video Lotaria Shtetërore – “Casinos Austria” ShPK Shkup”.
“I dyshuari i dytë, edhe pse e dinte se kërkesa për prokurimin konkret publik ishte e paligjshme dhe se “Lotaria Shtetërore” nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit në territorin e vendit, më datë 06.06.2023, si zëvendëskryeministër, ai ka udhëhequr një seancë të Qeverisë në cilësinë e Kuvendit të shoqërisë aksionare përkundër faktit se ka qenë në dijeni se mbledhja aksionare nuk ka kompetencë të vendosë për marrëveshjen konkrete”.
“Në sencën e qeverisë u miratua informacioni dhe u ngarkua “Lotaria Shtetërore” që të ndërmerrte aktivitetet për fillimin e organizimit të pavarur të lojërave elektronike të fatit dhe marrjen e terminaleve të nevojshme të videollotarisë. Më pas i dyshuari i parë ka marrë vendimet e nevojshme, janë kryer prokurimet publike dhe janë lidhur kontrata me të cilat është marrë obligim në vlerë të përgjithshme prej 501.319.119 denarë për blerjen e terminaleve për video lotari. Pavarësisht blerjes, ato aparate nuk janë vënë në përdorim”.
“Prokurori publik kompetent do t’i dorëzojë gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që të fillojë zbatimi i masës së paraburgimit menjëherë pas gjetjes dhe privimit të tyre nga liria”, thonë nga Prokuroria.
Prej atje gjithashtu shtojnë se katër persona tjerë dyshohen se në cilësinë e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për dy thirrje publike të veçanta, kanë keqpërdorur kompetencat dhe detyrat e tyre të veçanta dhe kanë kryer thirrje publike për kalimin e së drejtës për të blerë lojëra fati elektronike onlinem ndonëse e dinin se një procedurë e tillë në rastet konkrete nuk guxon të kryhet, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore.
“Pas procedurave të kryera, ata përgatitën raporte në të cilat konstatohej se katër ofertues i plotësonin kushtet për lidhjen e marrëveshjeve të sipërmarrjes së përbashkët, edhe pse këta ofertues nuk i plotësonin kushtet ligjore, përkatësisht nuk ishin organizatorë të lojërave të fatit. Për katër të dyshuarit nga komisioni në “Lotarinë Shtetërore”, prokurori publik kompetent do të dorëzojë propozim në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit”, thonë nga Prokuroria.
Ndryshe, dje ish-zv.kryeministri Artan Grubi njoftoi se ndodhet jashtë shtetit për arsye private dhe se do të kthehet në vend. Theksojmë se para disa ditëve ai u vendos në “listën e zezë” amerikane si i dyshuar për korrupsion të lartë, në një lëndë gjyqësore që zhvillohej ndaj Sasho Mijallkovit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?