Ndonëse tundohemi të bëjmë shumë gjëra pasi kemi ngrënë ushqim, ekspertët rekomandojnë të mos e bëni këtë.
Shpesh bëjmë palestër, ose flemë menjëherë pas një vakti të ngopshëm.
Megjithatë, kjo cilësohet si një dukuri problematike që s’duhet ta bëni. Përveç këto dy zakone, ekzistojnë disa veprime të tjera që nuk duhet të bëni pasi të keni ngrënë.
Këtu kemi listuar disa prej tyre.
Shmangni ngrënien e frutave
Sipas dietologes, Manisha Chopra, frutat e freskëta janë ushqimet më të shëndetshme. Por, kur i hani pas ngrënies, ato përzihen me ushqimin e konsumuar dhe kufizojnë përthithjen e tij. Kjo mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe gjithashtu të ndryshojë vlerën ushqyese të ushqimit që po konsumoni.
Shmangni pirjen e cigareve
Kjo është një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni trupit tuaj.
“Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Ne tashmë e dimë se sa i dëmshëm është për trupin tonë, por pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është në fakt 10 herë më keq. Cigaret përmbajnë lëndë kancerogjene që mund të përkeqësojnë sindromën e zorrës së irrituar dhe madje të çojnë në kolit ulceroz”, paralajmëroi Manisha.
Shmangni gjumin
Nëse ju pëlqen gjumi pas një vakti, atëherë është koha të mos e bëni këtë, sepse sipas ekspertit, është një zakon i dëmshëm. Në thelb, kur flini pasi keni ngrënë vaktin tuaj, lëngjet tretëse të prodhuara nga stomaku ngrihen dhe shkaktojnë urth. I gjithë procesi i tretjes ndikohet.
Shmangni dushin
Mos bëni dush pas ngrënies. Kur bëni dush pas ngrënies, gjaku nxiton në lëkurë për të rregulluar temperaturën e trupit, gjë që mund të çojë në probleme me tretjen pasi tretja ka nevojë për shumë energji.
Shmangni ushtrimet
Ushtrimi menjëherë pas ngrënies mund të prishë procesin tuaj të tretjes. Mund të përjetoni edhe të vjella, fryrje stomaku dhe lëvizje të lirshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?