LAJMI I FUNDIT:

Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, shpreh gatishmërinë për t’u intervistuar në zyrën e tij

Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, shpreh gatishmërinë për t’u intervistuar në zyrën e tij

Kryeministri Albin Kurti ishte ftuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit lidhur me një çështje penale që po hetohet nga kjo prokurori.

Kurti për shkak të angazhimeve të tija zyrtare jashtë vendit, nuk ishte i pranishëm sot në Prokurorinë Speciale.

Megjithatë kryeministri ka shprehur gatishmërinë që ti pres prokurorët e rastit në zyrën e tij.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë.

Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka deklaruar Kryeziu.

Prokuroria Speciale: Kurti ndodhet për vizitë jashtë vendit, do të ftohet sërish për të dëshmuar
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale: Kurti ndodhet për vizitë jashtë vendit, do të ftohet sërish për të dëshmuar

Ndryshe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi-Hajdaraj tha sot para gazetarëve se prokuroria do të përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti.

“Konform ligjit Prokuroria Speciale do ta përgatitë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër. Ky është i gjithë informacioni që mund ta ndajmë tani për tani”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Ndryshe Prokuroria Speciale më datë 10 dhjetor 2024, i kishte dërguar ftesë zyrtare kryeministrit Albin Kurti për tu paraqitur sot në orën 09:30, në Prokurori dhe për të dhënë dëshminë e tij në një rast penal.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori