Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, i cili do të mbahet të martën e ardhshme në Bruksel për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është i panevojshëm.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri vlerëson se në formatin aktual dialogu me Serbinë është proces i dështuar.
Ai në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit, veprimin e FKS-së në veri, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit 2025.
“E shoh plotësisht të panevojshëm takimin e 17 dhjetorit. Dialogu në formatin si po ndodh ka dështuar. Ka dështuar në zbatimin e obligimeve që kanë marrë shtetet. Në këtë rast fillimisht Serbia ka punuar në pengimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe ka dështuar qeveria me qasjen e vet joserioze, jo diplomatike dhe jo shtet-formuese. Fotografia ka me qenë produkti i vetëm i takimit të 17 dhjetorit. Pra një fotografi mes zotëri Bislimi dhe Petkoviq. Asnjë benefit për Kosovën”, thotë ai.
Duke folur për sulmin terrorist të 29 nëntorit në veri të vendit, Tahiri tha se Qeveria ka dështuar të ’bind aleatët se Serbia qëndron prapa këtij sulmi.
“(Qeveria)Kjo ka dështuar në shumicën e elementeve që do të duhej të forconin sovranitetin e Kosovës, ka dështuar. Këta i thonë popullit të Kosovës që ne e kemi shtrirë sovranitetin në një oborr të një komune. Këta i kanë në dorë argumentet që Serbia i bën Kosovës. E kemi humbur Këshillin e Evropës për shkak të eksperimentimit dhe shakave të udhëheqësve shtetëror. Qysh ka mundësi, presidentja, kyreparlamentari dhe kryeministri me shkru letër që po e pranojmë Asociacionin pa e marrë anëtarësimin në Këshill të Evropës”, thekson ai.
Tahiri u pyet edhe për ndërhyrjen e FSK-së në veri dhe nëse duhet një protokoll i ri bashkëpunimi. Ai tha se ndërtimi i marrëdhënieve me NATO-n, duhet të ndodh shumë më të shpejtë, përmes planit aksional për anëtarësim direkt në NATO, të cilën sipas tij, e parasheh AAK-ja.
Sipas tij, kryeministri Kurti me qasjen e vet tërësisht jostrategjike, të njëanshme dhe të pakonsoltuar po e dëmton Kosovën.
“Zotëri Kurti me qasjen e vet tërësisht jostrategjike, të njëanshme, të pakonsoltuar është ka e dëmton Kosovën. Nuk është duke e forcuar Kosovën. Kjo qasje duhet të ndalet dhe jam i bindur se kjo ndalje do të ndodh me datën 9 shkurt…Ne e shohim ndërtimin e marrëdhënieve me NATO-n, shumë më të shpejtë dhe konkret duke i marrë përgjegjësit si shtet por edhe duke kërkuar anëtarësimin. Çfarëdo hapi tjetër taktik e pengon rrugëtimin strategjik afatgjatë të Kosovës për me hy në NATO”, nënvizon Tahiri.
Sa i përket zgjedhjeve të 9 shkurtit, shefi i deputetëve të AAK-së, Tahiri tha se pret që partitë opozitare të fitojnë garën elektorale, duke shtuar se formimi i Qeverisë së ardhshme nuk do të jetë proces i lehtë.
“Unë pres një rezultat që do të befasojë krejt Kosovën. Për këtë jam i bindur, pasi kam qenë edhe pjesë e punës katërvjeçare, mirëpo edhe të ndërtimit të këtij koncepti që ka ndodhur në Aleancë…Ka pakënaqësi të mëdha për këto katër vite. Në teren ka që jam se 1 muaj, ka pakënaqësi pasi qytetari është më i varfër, pasigurt dhe ekonomia është më e dobësuar. Shpresa që është rritur me opsionin krejt dhe drejt ka mbetur vetëm për anëtarët e LVV-së, jo për qytetarët e Kosovës….Unë pres që partitë opozitare të fitojnë garën elektorale. Pres një proces negociatorë jo të lehtë për me bërë qeverinë. Kjo do të shihet. Nuk ka me qenë lehtë pas 9 shkurtit për me formu qeverinë…Lëvizja Vetëvendosje nuk i fiton zgjedhjet. Duke mos i fituar zgjedhjet këta nuk do të munden të formojnë qeverinë”, përfundon ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet