LAJMI I FUNDIT:

“Jam e detyruar ta bëj”, intervista e fundit televizive e Parashqevi Simakut për mediat shqiptare ku rrëfente jetën e vështirë në Amerikë

“Jam e detyruar ta bëj”, intervista e fundit televizive e Parashqevi Simakut për mediat shqiptare ku rrëfente jetën e vështirë në Amerikë

Parashqevi Simaku, këngëtarja e njohur nga Kavaja, është një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare të viteve ’80. Zëri i saj i veçantë dhe interpretimet e paharrueshme kanë lënë një gjurmë të thellë në historinë e artit shqiptar.

E megjithatë, pas një karriere të shkëlqyer në Shqipëri, Simaku vendosi të largohej nga vendi, duke nisur një jetë të re larg vëmendjes publike.

Pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistja u zhduk nga skena dhe për shumë vite nuk pati lajme për të. Së fundmi, emri i saj u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje që qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale. Në videon, e transmetuar nga kanali i njohur i New York-ut, “ABC7”, shfaqej një grua me portret dhe zë të ngjashëm me Parashqevi Simakun, duke ngjallur kureshtje dhe emocione tek artdashësit shqiptarë.


@euronews.alIntervista e fundit e Parashqevi Simakut, fliste për jetën e vështirë në SHBA

♬ original sound – euronews_al

Në intervistën e saj të fundit për mediat shqiptare, Simaku rrëfeu për sfidat dhe jetën e saj në SHBA. Ajo tregoi se, për shkak të rrethanave, kishte zgjedhur të punonte si këngëtare në restorante shqiptare, një angazhim që e konsideronte të vështirë dhe larg aspiratave të saj artistike.

“Punoj që një kohë në restorantet shqiptare, bëj muzikë shqip. Të them të drejtën, është e vështirë. Asnjëherë nuk do ta bëja sepse nuk është në shijet e mia këndimi në restorante. Jam e detyruar sepse gjërat duhet filluar nga A”, shprehej ajo.

Pavarësisht vështirësive, Parashqevi Simaku mbetet një ikonë e muzikës shqiptare. Dashuria dhe respekti i publikut për të vazhdojnë të jenë të gjalla, duke e bërë figurën e saj të pazëvendësueshme në kujtesën kolektive të artdashësve. Edhe pse larg skenës prej vitesh, emri dhe muzika e saj do të mbeten gjithmonë një simbol i artit dhe pasionit të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë 'Po' qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë 'Po' qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Magazina
Gerta Gixhari skualifikohet nga  Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari skualifikohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Kalo në kategori