LAJMI I FUNDIT:

Fero me deklaratë të bujshme për Arbenitën: Nuk e kam dhunuar, më kërkoi ta trajtoja si në “Fifty Shades of Grey”

Fero me deklaratë të bujshme për Arbenitën: Nuk e kam dhunuar, më kërkoi ta trajtoja si në “Fifty Shades of Grey”

Ish-reperi i njohur, Fero Fera, i cili kohët e fundit ka hequr dorë nga muzika, ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora Neës”. Në një intervistë të hapur dhe shpeshherë kontroverse, ai foli për marrëdhënien e tij të mëparshme me modelen Arbenita dhe episodet që çuan në ndarjen e tyre, duke dhënë deklarata që pritet të nxisin debat të gjerë në opinionin publik.

Gjatë intervistës, Fero mohoi kategorikisht akuzat për dhunë ndaj ish-partneres së tij, duke sqaruar se i vetmi incident i përfolur ka ndodhur në një rrethanë të veçantë. Ai tregoi se gjatë kohës kur ishin ende të dashuruar, teksa po shikonin së bashku filmin “50 Shades of Gray”, Arbenita kishte kërkuar që ai të sillet si personazhi kryesor i filmit. Sipas tij, kjo situatë ndodhi me dëshirën e saj dhe jo si një akt dhune nga ana e tij.

Fero shpjegoi se filmi, i cili përshkruan një marrëdhënie sadomazokiste midis një biznesmeni të fuqishëm dhe një studenteje të virgjër, ishte shkaku që çoi në incidentin që më vonë, sipas tij, Arbenita e përdori kundër tij duke fotografuar veten dhe duke ruajtur këto imazhe për t’i përdorur si prova.


Wyświetl ten post na Instagramie

Post udostępniony przez RTV ORA NEWS (@rtvoranews)

Në vijim, ai shtoi se kishte vënë re një qëndrim të çuditshëm të Arbenitës gjatë marrëdhënies së tyre. Fero pretendoi se ajo, e ndihmuar nga motrat e saj, kishte planifikuar të mblidhte prova kundër tij për ta inkriminuar dhe për t’i marrë vajzën. “Unë e ndjeva që ajo po përpiqej të më regjistronte tinëz dhe të mblidhte fakte kundër meje,” tha ai.

Në lidhje me urdhrin e mbrojtjes që Arbenita ka kërkuar kundër tij në Maqedoni, Fero e përshkroi si të pabazuar dhe të motivuar nga qëllime të tjera. Ai rrëfeu një episod nga korriku i vitit 2023, kur ai përfundoi në burg, sipas tij, padrejtësisht. Duke mohuar çdo akuzë për dhunë, Fero u shpreh: “Pasha Allahun, nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj në atë ditë kritike.”

Deklaratat e Feros kanë ngjallur reagime të ndryshme në publik dhe rrjetet sociale. Ndërsa disa e kanë parë rrëfimin e tij si një përpjekje për të treguar versionin e tij të ngjarjeve, të tjerë kanë kritikuar mënyrën se si ai e ka trajtuar këtë situatë në publik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori