LAJMI I FUNDIT:

Kurti e njoftoi kryeparlamentarin kroat për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

Kurti e njoftoi kryeparlamentarin kroat për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

Në kryeqendrën e Kroacisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq, me të cilin bisedoi për progresin demokratik dhe shoqëror të Kosovës të katër viteve të fundit.

Në fokus të takimit ishte edhe fuqizimi e thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm mes shteteve tona, si në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por gjithashtu edhe në marrëdhëniet ndërmjet Kuvendeve tona, e sidomos në komisionet parlamentare për integrim evropian dhe ato për punë të jashtme, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti shprehu dhe synimet strategjike të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe bashkimit të familjes së shteteve partnere në NATO dhe BE ku edhe Kroacia bën pjesë, për çka e falënderoi dhe shtetin kroat për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.


Në vijim, u trajtua edhe sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, për çka kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, për synimet destruktive të sulmit dhe dëmtimit të infrastrukturës kritike, si dhe për hetimet të cilat po vazhdojnë e kanë sjellë deri tash konfiskimin e armatimit, uniformave dhe emblemave të ushtrisë, shumica dërmuese prej të cilave janë të Serbisë dhe 20 tjera të Rusisë, e që tregojnë për përfshirje të Serbisë dhe aktorëve të tjerë të jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori