LAJMI I FUNDIT:

PDK i dërgon 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese

PDK i dërgon 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar sot 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese të miratuara në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 5 dhjetor 2024.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri theksoi se nga 16 ligje që i kanë dërguar në Kushtetuese, 15 kontestohen për procedurë, ndërkaq Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është kontestuar si në procedurë, ashtu edhe në përmbajtje.

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard të dëmshëm dhe kanë dhunuar jetën parlamentare të vendit tonë… Nuk besoj që një formë të tillë mundeni me gjet në një vend e parlament demokratik ku dhunohet në atë formë kushtetutshmëria e vendit dhe Rregullorja e Kuvendit…”, tha ai, duke shtuar se i është pamundësuar deputetëve të opozitës të marrin pjesë.


Tahiri shtoi tutje se kanë paralajmëruar dërgimin e 20 ligjeve po pas konsultimit me ekspertë kanë proceduar vetëm 16, raporton Telegrafi.

Tahiri theksoi disa nga shkeljet kryesore dhe flagrante të Procedurave Parlamentare janë si miratimi i këtyre ligjeve pa miratim paraprak të rendit të ditës nga Kryesia e Kuvendit, thirrja e seancave me njoftime të vonuara e të papërshtatshme për deputetët, duke pamundësuar shqyrtimin dhe amandamentimin e materialeve ligjore, si dhe procesi i miratimit të ligjeve, nga shqyrtimi në lexim të parë deri në miratim përfundimtar.

“Edhe thirrja e këtyre seancave dhe njoftimi i deputetëve për mbajtjen e tyre është bërë në mënyrë kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme, vërtetohet edhe me njoftimet dhe ftesat zyrtare që ne i kemi pranuar si deputetë…”, shtoi ai.

Tahiri tha se deputetët kanë të drejtë elementare kushtetuese dhe ligjore, që të njoftohen së paku 48 orë më herët për mbajtjen e seancave, që të shqyrtojnë materialet e tyre, të përgatiten lidhur me to.

“Për shembull, për seancën e caktuar të mbahet për në ora 14:40, deputetët e Kuvendit janë njoftuar me 21 minuta vonesë, pra në ora 15:01. Për seancën e caktuar për orën 19:30, deputetët janë ftuar po ashtu me vonesë në 19:31. Për seancën e caktuar për orën 20:10, deputetët janë njoftuar vetëm 2 minuta më herët, pra 20:08. Për seancën e caktuar për orën 22:30, deputetët janë njoftuar në ora 22:42”, tha ai.

“Kontestimi i këtyre ligjeve nuk është vetëm një domosdoshmëri për mbrojtjen e parimeve kushtetuese, por edhe një detyrë për të parandaluar dëmet që këto ligje mund të shkaktojnë ndaj interesit publik dhe demokratik. Si deputetë të PDK-së, ne do të vazhdojmë të mbrojmë Kushtetutën dhe të sigurojmë që Kuvendi të funksionojë siç e parasheh ligji”, tha Tahiri.

Ligjet që PDK i ka dërguar në Kushtetuese janë: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, Ligjin për Banka, Ligjin për Inspektoratin Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, Ligjin për shërbimet e pagesave, raporton Telegrafi.

Po ashtu në Kushtetuese kanë përfunduar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Ligjin për Gjykatën Administrative, Ligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Ligjin për Inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

PDK po ashtu ka dërguar në Gjykatë edhe Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, Ligjin kundër dukurive negative në sport, Ligjin për banim social dhe të përballueshëm dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori