LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi në parti, reagon Gërvalla: Personat që nuk përfshihen në listën për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen

Pakënaqësi në parti, reagon Gërvalla: Personat që nuk përfshihen në listën për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen

Bashëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla ka bërë një sqarim rreth partisë, duke thënë se ata që nuk përfshihen në listat për deputetë aktivizohen e zgjohen.

Ky reagim vjen një ditë pasi deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë GUXO, Burim Meta ka thënë se ka pakënaqësi të shumta brenda strukturave të këtij subjekti, me dy krerët e partisë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, transmeton Telegrafi.

“Para se të ngazëllehen ato media, të cilat me agresivitet të pazakonshëm dhe të panevojshëm sulmojnë Partinë Guxo, më lejoni të bëj një sqarim të shkurtër! Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore”, thuhet në reagimin e Gërvalles.


Tutje, ajo shton se “Partia Guxo dhe e gjithë struktura e saj, dhe këtë e them me përgjegjësinë jo vetëm të bashkëkryetares së Partisë Guxo, por edhe si kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë”.

“Me listën tonë prej 15 kandidatësh, në partneritet me VV dhe Alternativën, në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të fitojmë fuqishëm e do të vazhdojmë punët e mira për Kosovën”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë GUXO, Burim Meta ka thënë se ka pakënaqësi të shumta brenda strukturave të këtij subjekti, ka marrë vendim që dega e GUXO-s në Ferizaj të shuajë aktivitetin e saj.

“Është e vërtetë, në mbledhjen e brendshme që ka pas kryesia e GUXO-s ka marrë një vendim të tillë si rezultat i largimit nga kauza e identitetit politik nga dy bashkëkryetarët e partisë, dhe shfrytëzimi i partisë vetëm për interesa personale dhe duke shkelur mbi të gjithë të tjerët, duke mos lejuar fjalën e lirë e duke mos pranuar asnjëherë mendimin ndryshe dhe duke i shkelur shumicën e neneve të statutit të partisë”, ka thënë Meta.

Dega e GUXO në Ferizaj shuan aktivitetin, Meta zbulon pakënaqësitë ndaj Gërvallës dhe Pecit
Lexo po ashtu Dega e GUXO në Ferizaj shuan aktivitetin, Meta zbulon pakënaqësitë ndaj Gërvallës dhe Pecit

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Kalo në kategori