LAJMI I FUNDIT:

Ndodh për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve: Dy baballarë trajnerë, futën në lojë djemtë e tyre

Ndodh për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve: Dy baballarë trajnerë, futën në lojë djemtë e tyre

Atletico Madrid mposhti Slovan Bratislavën me rezultat 3-1 në Madrid në xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje, për herë të parë në histori, dy baballarë futën në fushë djemtë e tyre në të dyja skuadrat.

21-vjeçari Giuliano Simeone, djali i trajnerit Diego, ka luajtur nga minuta e parë për Atletico Madridin.


Për mysafirët luajti Vladimir Weiss Jr., djali i trajnerit me të njëjtin emër të Slovan Bratislava.

Antoine Griezmann shënoi dy herë për skuadrën spanjolle (42′ dhe 57′), ndërsa Julian Alvarez shënoi një herë (18′).

Për mysafirët nga Sllovakia, David Strelec shënoi nga penalltia në minutën e 51-të.

Ishte humbja e gjashtë e sllavëve në gjashtë raunde, që do të thotë se kampionët sllovakë nuk kanë më shanse të kalojnë në raundin e dytë të garës. /Telegrafi/