LAJMI I FUNDIT:

​VV, PDK, koalicioni AAK-NISMA ende nuk kanë dorëzuar listat në KQZ

​VV, PDK, koalicioni AAK-NISMA ende nuk kanë dorëzuar listat në KQZ

Subjektet politike kryesore në vend, me përjashtim të LDK-së, ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-NISMA- Konservatoërt-E30-Lista Ideal ende nuk kanë dorëzuar listat sipas afatit të paraparë, deri në orën 16:00, afat i cili nga KQZ-ja sot u shty deri në mesnatë.

LDK-ja ka dorëzuar listën në KQZ, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku në Facebook. KQZ më herët njoftoi se janë dhjetë subjekte politike që kanë dorëzuar listat sipas afateve, por në mesin e tyre nuk janë asnjë nga ato kryesore.


Nga Lumir Abdixhiku te Paris Guri - lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lexo po ashtu Nga Lumir Abdixhiku te Paris Guri - lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se KQZ-ja ka zgjatur afatin, deri në orën 23:59 të ditës së sotme. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pasi janë larguar mediat.

Afati i aplikimit të subjekteve politike, ka përfunduar sot, por arsyeja pse është zgjatur, sipas njoftimit të Elezit është se “për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori