Bytyqi: Maqedonia është më e fortë kur i dëgjon të gjithë qytetarët e saj në të gjitha gjuhët
Në këto momente, kur salla e gjyqit bëhet një arenë konflikti mes historisë dhe vizionit të së ardhmes, jemi të vetëdijshëm se nuk ka të bëjë vetëm me ligjin apo Kushtetutën, ka të bëjë edhe me atë se çfarë lloj vendi duam të jemi, kështu ka deklaruar deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi për seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese ku duhet të zhvillohet debati për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Maqedonia është atdhe për të gjithë ne. Nuk është vetëm një territor – është një histori e jetës së përbashkët, e sfidave të përbashkëta në të mirë dhe në të keq. Dhe në atë histori të përbashkët gjuha është simbol i shpirtit tonë, dinjitetit dhe lirisë sonë”, thekson Bytyqi.
Për sa i përket gjuhës maqedonase, unë, shton Bytyqi si shqiptar, e pranoj kuptimin dhe vlerën e saj për popullin maqedonas.
E pranoj edhe urtësinë e Krste Misirkovit, i cili ka thënë: “Të heqësh dorë nga gjuha kombëtare, do të thotë të heqësh dorë nga shpirti kombëtar dhe nga vetja”, këto fjalë më frymëzojnë të shtoj se e njëjta e vërtetë vlen për të gjitha gjuhët në këtë vend, pavarësisht se në cilën gjuhë flasim, maqedonisht, shqip apo ndonjë tjetër.
“Në këto momente, kur është në pikëpyetje vetë mundësia e përdorimit të gjuhës shqipe, jam i vetëdijshëm se ndoshta nesër dikush do të përpiqet të më mbyllë zërin. Por gjuha është më shumë se fjalë, është identiteti ynë, e drejta jonë për të qenë ata që jemi dhe besimi ynë në barazi. Të flasësh gjuhën shqipe në këtë vend do të thotë të besosh në një atdhe të përbashkët ku diversiteti vlerësohet si pasuri. Maqedonia është më e fortë kur i dëgjon të gjithë qytetarët e saj, në të gjitha gjuhët, thotë Bytyqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij