Kosova duhet të investojë së paku 2.8 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të ruajtur komunat, ekonomitë nga ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike.
Kështu ka thënë Massimiliano Paolucci me rastin e prezantimit të raportit për klimën dhe zhvillimin (CCDR) për Kosovën, të prezantuar nga grupi i Bankës Botërore.
Paolucci ka theksuar se për të nxitur një tranzicion të gjelbër në Kosovë, duhet të transformojë ekonominë e vet nga një ekonomi që mbështetet shumë në thëngjill në një vend që bazohet krejtësisht në teknologjitë e gjelbra.
“Nëse shihni për rreth nuk është lajm që klima po ndryshon në mënyra të paparashikueshme dhe se ky rajon i Ballkanit Perëndimor është përballur me shumë probleme nga valët e të nxehtit, vërshimet, që janë dëshmi e qartë për nevojën për te marrë veprime shpejtë. Është e qartë se investimi për të trajtuar këto çështje është një prioritet i lartë. Ky vend duhet të investojë së paku 2.8 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të ruajtur komunat, ekonomitë nga ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike.
Klima dhe ndryshimet klimatike janë mundësi për t’u zhvilluar më mirë dhe për të krijuar punë më të vlefshme për njerëzit… Për të nxitur një tranzicion të gjelbër në Kosovë, për të avancuar konkurrueshmerinë ekonomike Kosova duhet të transformojë ekonominë e vet nga një ekonomi që mbështetet shumë në thëngjill në intensitetin më të lartë të karbonit në Evropë në një vend që bazohet krejtësisht në teknologjitë e gjelbra”, tha ai.
Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa tha se ky raport shërben edhe si përkujtesë për ndryshimet që do të planifikohet në këtë drejtim, ka shtuar se Kosova aktualisht ka një intensitet të lartë të energjisë prej pothuajse katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së.
“Ky shërben edhe si përkujtesë për ndryshimet që do të planifikojmë…Kosova aktualisht ka një intensitet të lartë të energjisë prej pothuajse katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së, dhe kjo do të thotë se pa pasur nevojë të investojmë shumë në kapacitetet e reja, çfarë ne duhet të bëjmë paralelisht është që të minimizojmë përdorimin e energjisë dhe ngritjen e efiçiencës së energjisë në tërë ekonominë e posaçërisht në sektorin e banimit, por edhe në fushat e tjera ku duhet të planifikojmë më shumë që të bëjmë diçka në të ardhmen”, tha Rizvanolli.
Ajo shtoi se përderisa po investojnë në energjinë e ripertrishme, tashmë është planifikuar ndërtimin e kapaciteteve për ruajtje të energjisë në përgjithësi./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze